Akademiku nga Kosova, Mehmet Kraja ka dalë kundër ideve që përcolli kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Muzafer Korkuti. Sipas akademikut Kraja, vënia në një vëllim të vetëm Fjalorin Encikolpedik Shqiptar dhe atë në gjuhën angleze, për t’ju kundërvënë maqedonasve, nuk është e motivuar nga një synim i lartë shkencor, sepse enciklopedia maqedonase është një vepër propagandistike, e cila nuk meriton një mund kaq të madh.
“Por unë dua të shpreh mendimin , se Fjalori enciklopedik Sqiptar, botimi i dytë, ka mungesa serioze, veçmas sa i përket Kosovës. Fjalori Enciklopedik Shqiptar thotë një të vërtetë shkencore disi të përgjysmuar, jo të plotë, në rradhë të parë ngase Kosovës dhe shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë u është lënë vend i kufizuar, përfshirë këtu edhe shqiptarët e maqedonisë. Ta zëmë, nga tetë mijë zëra, që thuhet se ka ky fjalor, Kosovës nuk i referohen më shumë se 10% e zërave. Shqiptarët e maqedonisë janë të përfaqësuar edhe më keq. Prandaj përpara se të behej një përmbledhje dhe përkthim eventual anglisht i këtij fjalori, Akademia e Shkencave të Shqipërisë , apo Qendra e Studimeve Alabanologjike, e cila së fundi ka marrë përsipër punën enciklopedike, do të duhej të të rihartonin një vepër enciklopedike me një prezantim më proporcional dhe më të plotë të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë sepse FESH-i nuk është fjalor tamam shqiptar, në mbi 90% është fjalor i Shqipërisë, ndërsa më pak se 10% është fjalor shqiptar”, shpreht akademiku për gazetën “Zëri”.
Sipas tij midis Akademisë Kosovare dhe Akademisë së Shqipërisë duhet të mbizotërojnë marrdhëniet e sinqerta dhe thekson se” nëse udhëheqja e re e ASHSH-së zotohet se do t’ia kthejë lavdinë këtij institucioni, kam frikë se bëhet fjalë për nostallgi të kohëve të shkuara, për akademi diktatoriale në fushën e organizimit institucional.”