Aksesoret Miqte me te dashur te femrave

Aksesoret: Miqte me te dashur te femrave
Zinxhire, unaza, varese, byzylyke apo vathe, nuk gjen femer qe nuk i perdor. Te medhenj, te vegjel, me ngjyra pa ngjyra, me gure pa gure: ka per te gjitha shijet dhe tipat. Aksesoret prej kohesh jane kthyer ne miqte me te dashur te femrave. Zinxhire, unaza, varese, byzylyke apo vathe, nuk gjen femer qe nuk i perdor. Te medhenj, te vegjel, me ngjyra pa ngjyra, me gure pa gure: ka per te gjitha gustot dhe tipat. Aksesoret prej kohesh jane kthyer ne miqte me te dashur te femrave. Neper mbremje mondane apo thjesht ne nje xhiro me miqte.

Ne asnje rast, pavaresisht kohes nuk mungojne. Disa jane te fiksuara e i kombinojne me çfaredo veshje, çante apo kepuce, te tjerat me pak, por gjithsesi nuk harrojne t’i perdorin kur duhen. Sepse aksesoret jane “dashurite” me te medha te femrave. Nje unaze, varese, çante apo syzet, jane gjithmone dhuratat me te bukura, per te cilat femrat çmenden. Kete vere, me shume se me pare moda do te pasqyrohet ne kembet dhe duart tuaja. Per te qene vertet joshese, duhet qe te mendoni me shume per aksesoret, veçanerisht per çantat dhe kepucet, te cilat do te jene protagoniste te padiskutueshme te sezonit vjeshte-dimer.

Nese rregulli i pare per kepucet eshte te jene me taka te larta, i dyti eshte te jene te shkurtra deri te kyçi i kembes. Per çantat me e rendesishmja eshte qe te jene komode dhe te medha, me ngjyra e dizajne te ndryshme. Kete sezon, stilistet u kane kushtuar nje vemendje te veçante edhe zinxhireve, qe lirojne duart dhe mbajne ne supe çanten: "punk" ose romantike, tradicionale ose moderne, te medha ose te vogla, pse jo dhe "ekstravagante", e nuk ka rendesi ku qendron e lidhur te pulsi i dores ose jo, si çantat "Gucci" ose me nje zinxhir te dyfishte si ato te dizajnuara nga "Puçi". Per sezonin e ri te veres, çantat dhe aksesoret e ndryshem i japin femres nje pamje moderne dhe shume seksi. Ky eshte mesazhi i stilisteve, te cilet propozojne nje stil ndryshe nga e zakonshmja. Per mbremjen do t‘u lihet me shume hapesire çantave te vogla, modeleve klasike, te cilat gjithnje jane te pasura me elemente te çmuara.

Gjate ketij sezoni, permasat e çantave pritet te jene gjigante, pak a shume me modelin e valixheve, me lekura me dizajno dhe mbyllje metalike, lekure pitoni apo krokodili: jane vertet jashte modeleve te zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesoret grintoze te ofruara nga "Gucci", i cili riinterpreton atmosferen "glam-rock". Ngjyrat e koleksionit risjellin edhe nje here epoken "glam": ngjyre floriri, bronzi, e bardhe e hapur dhe e zeze me shkelqim.

Mbremjet vezullojne nga çantat shume te vogla horizontale "pailettes" (çantat e vogla serioze), mini-çantat horizontale te stampuara dhe rripa per mbajtje qe i bejne te duken me serioze.

Nga Parisi vijne "gaucho bags" te dizajnuara nga Christian Dior, koleksioni i te cilit ndjek ate te mbremjeve "Rock & Roll Style" dhe mega-çantat funksionale "Channel", si propozimet interesante per dimrin e ardhshem. Dhe gjithnje nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, qe i transformon çantat per tregun e gjere: jane te shumta ato plastike, me shume ngjyra, ashtu siç jane te veçanta ato me modelin "leopard".

Por nuk duhet lene jashte vemendjes edhe nje "çmenduri" qe ka sjelle per kete sezon Stella McCartney, per te kaluar te krijimet e jashtezakonshme te Good Meme. Gjithçka eshte shoqeruar nga nje buzeqeshje e embel dhe "gjuhe lulesh". Ngjyra te erreta, por edhe metalike, te kuqe e te shkelqyeshme, te bera me lekure apo me stampa "leopardi".

Koleksionet e veshjeve dhe çantave kane terhequr goxha vemendjen e femrave per sezonin veror. Nje zgjedhje e rendesishme eshte edhe ajo e kepuceve. Te shkurtra dhe me taka te larta, me tokeza ne pjesen anesore te kembes. Kete sezon rikthehen edhe kepucet dekolte. Taka e ulet eshte absolutisht aktuale. Gjithashtu eshte shume me komode se ato me taka te larta. Ky model eshte shume i kerkuar nga femrat. E pranueshme per nje paraqitje sa me terheqese, kepuca dekolte behet absolutisht moderne. Sekreti i tyre qendron pikerisht te perzierja e lartesise me stabilitetin, pasi takat jane konike ose cilindrike, pak komode, sepse qendrimi eshte si mbi nje rrafshnalte.

Shprehin mjaft sensualitet nga te gjitha anet kepucet dekolte me ngjyre te kuqe, te ofruara nga Anna Molinari, apo ato prej kamoshi nga Furla. "Omaggia Venezia", kepuca e ofruar nga Giorgio Armani, qe merr edhe emrin e qytetit te stilistit, eshte bere me lekure struci me ngjyre lejla. "Absolutly black" eshte quajtur dekolteja e ofruar nga Donna Karan, me nje take te larte. Materialet e perdorura jane lekure dhelpre, kali dhe krokodili. Nuk mungojne edhe ngjyrat e tjera, por e zeza dhe lejlaja mbeten ngjyrat me imponuese te sezonit te ri vere-vjeshte 2010.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama