Aksidentohen furgonet e policise

Aksidentohen furgonet e policise

Dy furgonë të Policisë së Burgjeve me 12 efektivë në bord janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në aksin rrugor Fier-Vlorë. Automjetet e policisë ishin duke udhëtuar nga Fieri në drejtim të Vlorës kur janë përfshirë në një fuoristradë, sërish me efektivë policorë. 

 

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 12 efektivët e policisë dhe raportohet se dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda. Efektivët e plagosur janë shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit të Vlorës. Nuk dihet shkaku i përplasjes së mjeteve që po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Vlorës. Nuk dihet gjithashtu nëse policia ka qenë duke shoqëruar ndonjë të burgosur gjatë përplasjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama