Në institucionin fetar, në kishën e ''Shna Ndout'', Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka vendosur se do të shemb të gjitha ndërtimet pa leje që gjenden në të. Duke qenë se kjo kishë, tërheqë me mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm, ambientet rreth saj janë shndërruar në pika të preferuara për lokalet që po hapen dita-ditës, por edhe për subjektet e tjera tregtare.
Sipas INUK-ut, aksioni që pritet të ndërmerret nuk do të tolerojë asnjë dyqan apo kioskë. Drejtuesit e kishës së ''Shna Ndout'' në Laç, denoncuan në prokurorinë e Kurbinit një ndërtim të paligjshëm, që po bëhej në territorin e kësaj kishe. Menjëherë pas këtij kallëzimi penal, prokuroria e Kurbinit nisi procedimin penal duke vazhduar procedurat për të mos lejuar ndërtimet e pa ligjshme, që po zënë hapësirat rrethuese të kishës së ''Shna Ndout''.