Aksioni i INUK Rama Po clirohet UT nga cibanet e legalizuar babezisht

Aksioni i INUK, Rama: Po clirohet UT nga cibanet e legalizuar babezisht

Aksioni i ndërmarrë në sheshin “Nënë Tereza” për restaurimin e tij, është përshëndetur dhe vlerësuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Përmes një deklarate në rrjetin e tij social Twitter, kreu i qeverisë u shpreh se falë këtij aksioni po ‘çlirohen krahët’ e Universitetit të Tiranës, nga ndërtimet e paligjshme rreth tij, që janë kryer në gusht të vitit 2013.

“Po çlirohen krahët e Universitetit nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2013!!!” shkruan Rama në Twitter.

Aksioni i INUK për prishjen e objekteve në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka nisur prej ditësh. Ndërkohë sot është bërë shembja e një lokali, ngjitur me universitetin, i cili u shoqërua me një moment tensioni me pronarin e ndërtesës.

Pronari tha se nuk ka pasur vendim për shembjen, por drejtori Rajonal i Kulturës Kombëtare, Ledion Lako u shpreh se pronarët janë lajmëruar dhe kanë qenë në dijeni për shembjen.

INUK paralajmëroi se do të shemben shtatë objekte në këtë zonë, në kuadër të rikonstruktimit të sheshit me rastin e ardhjes së Papa Françeskut në 21 shtator në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama