Bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës do të organizojë aktivitete të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial. Aktivitetet për Ditën e Verës do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00- 14:00 si më poshtë:
10:00 - 10:30 - Sheshi "Skënderbej" deri tek Kryeministria
Banda Frymore e Ushtrisë
10:00 – 11:00 - Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria
Ansambli i Këngëve dhe Valleve
10:00 - 12:00 - Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut "Rinia" dhe Ministrisë se Ekonomisë
Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj
10:00 – 11:00 - Zona përpara Galerisë së Arteve
Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”
10:00 -12:00 - Parku "Rinia", në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.
“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .
Cirku i Tiranës.
11:00- 12:00 - Parku "Rinia" (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)
Teatri Kombëtar i Kukullave
10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (përballë ish-hotel Dajtit)
Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere
11:00 –12:00 - Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.
10:00 -12:00 - Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Simultane shahu.
10:00 – 14:00 - Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
- 10:00-12:00 Muzikë me DJ
- 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptare
- 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini
10:00 – 12:00 - Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”
Basketboll për fëmijë dhe të rinj
10:00-14:00 - Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).
Panairi i Artizanatit Tiranë . Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.
16:00 - Qëndra Rinore Tiranë
Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor