Vrapimi me “rollerë”
Pse?
Vrapimi me rollerë nënkupton një punë të gjatë dhe intensive të muskujve, sidomos të muskujve të këmbëve. Tërë trupi është në lëvizje dhe, në këtë mënyrë, vjen deri te forcimi i muskujve dhe rritja e kondicionit.
Për kë?
Për fëmijët më të rritur se gjashtë vjeç, të cilët kanë një koordinim të mirë. Meqë një aktivitet i këtillë aktivizon sistemin kardiovaskular, ky sport sipas kualiteteve të tyre, mund të matet me ecjen e shpejtë. Në fillim mos vraponi me rollerë më shumë se gjysmë ore.
Volejbolli
Pse?
Lëvizjet e shpejta përmirësojnë kondicionin dhe lëvizshmërinë, sidomos nëse luani volejboll në rërë, ku duhet një mund më i madh. Angazhohen si muskujt e pjesës së epërme të trupit, po ashtu edhe ata të pjesës së poshtme.
Për kë?
Për fëmijët më të vjetër se 4 vjet, me kusht që rregullat e lojës t’i përshtatni me moshën e fëmijëve, kurse rrjetin ta veni në nivel të duarve të zgjatura të fëmijës më të rritur.
Ngasja e biçikletës
Pse?
Forcon përqendrimin, muskujt...
Për kë?
Edhe fëmijët pesë vjeçar mund të kalojnë deri në 10 km me biçikletë, me kusht që të bëni pauza të rregullta. Përpiquni që ta ngasni biçikletën me një temp të njëjtë.