Shqipëria dhe tërmetet
Tërmetet klasifikohen në bazë të magnitudës së tyre ose energjisë që ato çlirojnë. Në një intervistë me gazetën “Tirana Observer”, sizmologu Edmond Dushi u shpreh: “Për Shqipërinë klasifikohen nga magnituda 2 e shkallës ritër, deri në magnitudën 5 të shkallës mesatare. Mikro-tërmetet përbëjnë pjesën dërrmuese të sizmiotetit të Shqipërisë, ndërsa tërmetet e moderuara ose të mesme deri në 5 ballë apo edhe ato të fortët mbi 6 ose 7 janë tepër të rrallë për vendin tonë.” Sipas regjistrimeve të bëra deri më tani nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me magnitudë më të lartë është shënuar në shekullin 20 dhe 21, saktësisht është tërmeti i prillit të 1979, i cili ka pasur magnitudën 6.7. Kjo magnitudë është maksimale deri më tani, duke u bazuar në statistikat që ka ky institut. Sizmologjia studion ato që regjistron ose statistikat që ajo mban ndër vite. Mbi këto ajo bazohet për studime dhe parashikime afatgjata që konsiston në përcaktimin e zonave ku ndodhin tërmetet dhe magnitudën maksimale për secilën zonë. “Bazuar në këtë lloj klasifikimi ne kemi bërë ndarjen e Shqipërisë në disa zona gjatësore sipas meridianit dhe disa zona tërthore nga Perëndimi në Lindje.
Një ndër zonat kryesore gjatësore është nga kufiri i Detit Adriatik me Detin Dalmat, pra zona Shkodër-Lezhë e deri në Durrës. Kjo quhet ndryshe Zona Adriatike. Zonat e tjera janë, Zona Jonike gjatësore, Zona Jonike tërthor që nis nga Vlora drejt Tepelenës. Zona tërthore Lushnjë –Elbasan-Dibër, Shkodër-Pejë dhe zona gjatësore nga Dibra në Korçë. Këto janë zonat që janë klasifikuar zona termike, deri më tani nga tërmetet që janë regjistruar. Duhet theksuar se koha jonë e regjistrimeve është e shkurtër, që nga viti 1968. Kjo ka ndikuar në statistika, sa më shumë të kesh histori sizmike aq më mirë i përcakton parametrat e tjerë”, shpjegon sizmologu Dushi. Sizmologjia shqiptare është e re, por shumë premtuese për të ardhmen, sipas sizmologut, ajo është nga më modernet, si në rajon edhe në botë, pasi është e pajisur me të gjitha mjetet e avancuara. Sizmioteti i Shqipërisë karakterizohet nga mini-tërmetet, por mund të themi që një herë në vit mund të regjistrojmë një tërmet me magnitudë 4.5. Mund të përmendim që në 2009 kishim një termet me magnitudë 5.4 në qytetin e Dibrës, që shkaktoji shumë dëme, mbi të gjitha materiale.
Shpeshtia e tërmeteve
Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta maksimumi dy herë në vit, minimum njëherë, ndërsa tërmetet mesatare 5 deri në 5.5 ndodhin njëherë nga 2 deri në 5 vjet, në varësi të kushteve tektonike ose shpërthimeve eksplozive që ndodhin. Tërmetet e forta, ato mbi 5.5 janë tepër të rrallë, kërkojnë dekada, mbi 10 vjet. Kjo për një arsye fare të thjeshtë, sa më i madh të jetë tërmeti aq me shumë energji akumulohet, dhe aq më shumë kohë do që të ndodhë.
Një tërmet i mundshëm
Sipas sizmologut Dushi, nuk mund të thuhet se kur mund të bie një tërmet me magnitudë të madhe, nuk mund të dihet se ku saktësisht. Parashikimet janë afatgjata, që konsiston në përcaktimin e zonave dhe potencialin që mund të arrijë tërmeti. “Nuk përcaktojmë se kur, kjo është një sfidë për sizmologjinë, një qëllim në vetvete për këtë shkencë, për vetë faktin se tërmeti është një dukuri komplekse.” u shpreh ai. Tërmeti shkaktohet nga fenomene gjeologjike, tektonike, por në thelb ai ka një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë. Si rrjedhim kërkohen studime shumëplanëshe, gjeofizike, gjeologjike, kimike, etj.
Kina mban rekordin e tërmeteve më fatale në botë me numrin më të madh të të vdekurve
Dhjetë tërmetet më vdekjeprurëse në histori
Katastrofa që tronditi Haitin qëndron në një rresht të gjatë fatkeqësish natyrore
Janë disa tërmete në histori që kanë tronditur tokën e kanë shkaktuar qindra mijëra të vdekur. Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky tërmet ishte rreth 30 herë më i fortë se i fundit në Tahitit dhe strukturat para moderne s’mund të përballonin një tërmet të kësaj shkolle. Kina ka fatin e keq të ketë pasur tërmetin e dytë më vdekjeprurës, atë të vitit 1986, i cili godit verilindjen e vendit. Tërmeti pati dy goditje të forta, njëra pas tjetrës. Numri i vdekjeve u numërua në rreth 700 mijë vetë, por që prej atëherë është rishikuar dhe është ulur në 250 mijë. Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fortë shkundi fundin e oqeanit Indian, duke lëshuar një energji të barabartë me 23 mijë bomba atomike. Tërmeti më i madh në 40 vjetët e fundit shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke ngritur dallgë rreth 100 metra në 11 vende. Mendohet se numri i atyre që humbën jetën nga kjo katastrofë ishte 227, 898. Më 16 dhjetor 1920 tërmeti në Haiuan, i cili arriti në 7.8 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi lumenjtë të ndërronin rrjedhën dhe rrëzoi male të tëri. Shkatërrimi u shtri në shtatë provincat e Kinës.
Sjiahem, një qytet në Xiji u fshi nga faqja e dheut. Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën në këtë katastrofë natyrore që u ndje deri në Norvegji. Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios. Në shumë pak minuta, një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës Rihter në tetor të vitit 1948 e ktheu qytetin Ashgabat në një grumbull hiri.
Mijëra doktorë, infermiere dhe staf mjekësor fluturuan nga Moska dhe qytetet e tjera ruse për të ndihmuar të lënduarit në atë që sot quhet Turkmenistan. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 110 mijë njerëz humbën jetën. Mbi 87 mijë njerëz vdiqën në tërmetin vdekjeprurës në Kinë, në vitin 2008 dhe thuajse 10 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 86 miliardë dollarë. 10 mijë fëmijë vdiqën nëpër shkolla dhe kjo çoi në hapjen e një hetimi që rezultoi se 20 përqind e shkollave fillore mund të ishin ndërtuar në mënyrë të pasigurt. Kashmiri, i cili është kufiri i një lufte të madhe mes Indisë dhe Pakistanit është dëmtuar mjaft. Një tërmet masiv e goditi më 5 tetor 2005 duke i shtuar telasheve dhe problemeve të provincës. Tërmeti 7.6 ballë shkaktoi 79 mijë të vdekur dhe la miliona njerëz të pastrehë. Shpëtimi u bë më i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
1970: Cimbote, Peru
Tërmeti i madh peruvian goditi qytetin detar Cimbote më 31 maj 1970 dhe ishte rreth 7.9 ballë. Epiqendra ishte rreth 30 kilometra nga qyteti, diku në oqeanin Paqësor. Gjithsesi, tërmeti shkaktoi rreth 70 mijë të vdekur dhe la 800 mijë të pastrehë. Rrëshqitjet e tokës dhe rrënojat që fluturonin në ajër shkatërruan fshatra të tëra.
1976: Tangshan, Kinë
Kina ka fatin e keq të ketë pasur tërmetin e dytë më vdekjeprurës, atë të vitit 1986, i cili godit verilindjen e vendit. Tërmeti pati dy goditje të forta, njëra pas tjetrës. Numri i vdekjeve u numërua në rreth 700 mijë vetë, por që prej atëherë është rishikuar dhe është ulur në 250 mijë.
2004: Cunami i Oqeanit Indian
Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fortë shkundi fundin e oqeanit Indian, duke lëshuar një energji të barabartë me 23 mijë bomba atomike. Tërmeti më i madh në 40 vjetët e fundit shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke ngritur dallgë rreth 100 metra në 11 vende. Mendohet se numri i atyre që humbën jetën nga kjo katastrofë ishte 227, 898.
1920: Haiuan, Kinë
Më 16 dhjetor 1920 tërmeti në Haiuan, i cili arriti në 7.8 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi lumenjtë të ndërronin rrjedhën dhe rrëzoi male të tëri. Shkatërrimi u shtri në shtatë provincat e Kinës. Sjiahem, një qytet në Xiji u fshi nga faqja e dheut. Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën në këtë katastrofë natyrore që u ndje deri në Norvegji.
1923: Kanto, Japoni
Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios.
1948: Turkmenistan
Në shumë pak minuta, një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës Rihter në tetor të vitit 1948 e ktheu qytetin Ashgabat në një grumbull hiri. Mijëra doktorë, infermiere dhe staf mjekësor fluturuan nga Moska dhe qytetet e tjera ruse për të ndihmuar të lënduarit në atë që sot quhet Turkmenistan. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 110 mijë njerëz humbën jetën.
2008: Sichuan, Kinë
Mbi 87 mijë njerëz vdiqën në tërmetin vdekjeprurës në Kinë, në vitin 2008 dhe thuajse 10 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 86 miliardë dollarë. 10 mijë fëmijë vdiqën nëpër shkolla dhe kjo çoi në hapjen e një hetimi që rezultoi se 20 përqind e shkollave fillore mund të ishin ndërtuar në mënyrë të pasigurt.
2005: Kashmir, Pakistan
Kashmiri, i cili është kufiri i një lufte të madhe mes Indisë dhe Pakistanit është dëmtuar mjaft. Një tërmet masiv e goditi më 5 tetor 2005 duke i shtuar telasheve dhe problemeve të provincës. Tërmeti 7.6 ballë shkaktoi 79 mijë të vdekur dhe la miliona njerëz të pastrehë. Shpëtimi u bë më i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
1908: Mesina, Itali
Sipas standardeve të sotme, tërmeti që goditi rripin e Mesinës që ndan rajonin e Sicilisë nga Kalabria më 28 dhjetor 1908 ishte 7.5 ballë. Një cunami e pasoi duke ngritur dallgët rreth 80 metra dhe duke u përplasur në bregun italian. Më shumë se 80 mijë vetë u vranë dhe dhjetëra qytete u shkatërruan. Refugjatët nga Mesina u vendosën në qytetet italiane.
2010: Haiti
Më 12 Janar të 2010-ës në Haiti ndodhi një ndër tërmetet më të mëdha në botë. Qytetet më të shkatërruara dhe më të prekura nga tërmeti ishin Léogâne, Port-au-Prince (kryeqyteti i Haitit), kjo bëri që në Haiti 1/4 e popullatës të vdisnin dhe një pjesë tjetër e tyre të humbur. Rreth 200.000 persona janë gjendur të vdekur kur dhe mijëra tjerë nuk janë të gjetur ende. Banorët e Haitit jugorë sidomos të rrethinës së kryeqyteti kanë humbur vendet e tyre.