Aktiviteti seksual mund te parashikohet

Aktiviteti seksual mund te parashikohet
Studimi i aktivitetit të trurit nëpërmjet teknikave mjekësore të skanimit mund të ndihmojë që të parashikohet aktiviteti seksual, zbuloi një studim. Sipas rezultateve të kërkuesve, të publikuara të dielën në një revistë shkencore, njerëzit që shfaqin një aktivitet më të lartë ndërsa shikojnë imazhe erotike kanë më shumë gjasa që të jenë seksualisht aktivë. Studimi u realizua nga Universiteti i Darmuthit, në Britani, i cili testoi një grup studentësh vullnetarë, që u skanuan ndërsa shikonin imazhe erotike.

Të pyetur gjashtë muaj më pas, studentët që kishin pasur një reagim më të madh në shikimin e këtyre fotove treguan se kishin qenë më aktivë seksualisht se miqtë e tyre. Tek njeriu, njihen dy faktorë kryesorë që ndikojnë në sjelljen e tij seksuale. Një prej këtyre faktorëve është ai kimik dhe llogaritet me sasinë e testosteronit në trup. Faktori i dytë nuk është i lindur, por ai kulturor. Njerëzit që janë mësuar ta shohin seksin si diçka të turpshme apo ata që i përkasin shoqërive konservatore, kanë më pak gjasa që të jenë seksualisht aktivë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama