“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj. Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking i zemëruar.
Sipas përfaqësuesve të shoqatave serbe në Suedi, akuzat e tilla kundër serbëve janë gjithnjë e më të pranishme në mediat e Skandinavisë. Srbislav Ilic, nga Iniciativa Ndërkombëtare për monitorimin e të ashtuquajturit “anti-serbizmit”, ka thënë për Press të Beogradit se do ta iniciojnë një aktivitet – si më herët në Spanjë – kur për “incidentin e njëjtë, përmes mjeteve juridike është kërkuar falja në televizionin nacional spanjoll”
“Epilogu do të jetë kërkimi i faljes nga Gert Fylking, në Radio 1”, thotë ai.
Përndryshe, në Suedi, sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 300 mijë banorë me prejardhje serbe. Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. Është anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është 61 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë. /Telegrafi/