Aktorja Aishe StariNuk mund te jetoj pa skenen
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Teatri më bën të ndihem e re”. Ky është pohimi i aktores Aishe Stari, e cila numëron mbi 50 vite në skenë. Së fundmi ajo është pjesë në trupën tetrore “Ëndrra e një nate Vere” , e regjisores Driada Dervishi.
“I kërkova Driadës një personazh që nga natyra dhe shkathtësia të jetë në kontrast me moshën time. Përmes një personazhi të tillë doja të tregoja se vitet nuk kanë të bëjnë me jetën e njeriut, por çdo gjë varet si e trajton ai vete”- nënvizon Stari.
Ajo sjell në vëmendje fillimet e saj në teatër.
“Kur edha për herë të parë në tetër, punohej për t’u vendosur në skenë pjesa “një histori dashurie”. Duke qenë se ishte një pjesë të cilën e kisha intepretuar gjatë kohës së shkollës , më dhanë rolin e Majka Grabetovës, një rol të cilin e kam intepretuar përkrah Lumturi Dashit”-kujton Stari.
Për sa i’u përket roleve të saj ajo rrëfen se, “Të gjitha rolet që i kam intepretuar i kam dashur. Poemat më pëlqenin t’i intepretoja , dialogët mes nënës dhe fëmijës. Më kanë shkuar sidomos rolet e vajzave fashtare. Më pëlqente shumë të luaja këto role. Në moshë të re kam imituar edhe gra të moshuara”- shprehet ajo.
Ajo tregon se në tetatër janë vendosur edhe pjesë të huaja dhe se teatria ka pasur magji tjetwr.
“Në atë kohë janë vendosur dhe pjesë të huaja ,por ka pasur më shumë përkushtim për tetrin. Kishte tjetër forcë teatri në ato vite, po ashtu edhe Estrada”- thotë ajo për gazetën “Shqip’’.
Edhe pse tashmë i ka kaluar të 70-tat pohon se ndihet plot energji për të punuar.
“Unë punoj vazhdimisht dhe nuk mund të rri dot pa punuar’’-nënvizon Stari.
Stari shprehet se nuk ka asnjë peng në jetë , pasi ka bërë jetën që ka dashur duke qenë aktore dhe në qytetin e saj, prej të cilit as që e ka menduar të largohet ndonjëherë, Durrësin.