Aktorja britanike Xhema Atkinson ka zbuluar për të përditshmen "The Sun" takimin që ka pasur dikur me yllin e Realit, Kristiano Ronaldo. Bukuroshja është njohur me
portugezin në një televizion anglez, ndërsa e kishte ftuar futbollistin e mirënjohur në shtëpi më pas.
"Ishte një djalosh joshës dhe i sjellshëm, por edhe frikacak, sepse gjatë kohës që qëndroi në shtëpinë time ai pinte vetëm çaj të nxehtë dhe shikonte gara me kuaj", ka thënë aktorja.