Akullorja e gjelbër kushton 18.58 paundë dhe shitet në “The Icecreamists” në Londër. Çmimi është vendosur sipas vitit 1858, viti kur uji i pranverës nga Lourdes i deklarua i shenjtë nga Kisha Katolike pasi një vajzë 14-vjeçare pa vizonin e Shën Marisë aty.
Ndërsa Absinthe është kaq i fortë sa u konsiderua si pija që stimuloi Van Gogun për prerjen e veshit të tij. Gjatë Epokës Viktoriane ai ishte i ndaluar në Britani dhe nuk doli në shitje deri në vitin 1998. “Ka shijen e alkoolit të ëmbëlsuar. Pas konsumimit të tri prej këtyre akulloreve do të ndjehen efektet”, tha krijuesi i produktit, Mat O’Konor.