Akuza dhe fyerje ne Kuvend. Rama Budallai le te hedhe gure ne drejt BE. Islami Je kryeministri me injorant e pervers

Akuza dhe fyerje ne Kuvend. Rama: Budallai le te hedhe gure, ne drejt BE. Islami: Je kryeministri me injorant e pervers

Ka nisur sot në Kuvend seanca parlamentare, ku do të diskutohen disa projektligje, por seanca ka nisur me akuza nga ana e opozitës, e cila siç paralajmëroi edhe dje, do t’i kërkojë llogari qeverisë për rrahjen e deputetit Gent Strazimiri.

I pari e ka nisur fjalën deputeti i PD-së Eduard Halimi, i cili akuzoi drejtpërsëdrejti kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje: “Rama duhet të mbajë përgjegjësi për goditjen ndaj kolegut tonë. Ngjarja e rëndë nuk është episod i rastit.

U godit sekretari i grupit parlamentar të opozitës se i thotë në sy Edi Ramës të vërtetat lidhur me narkotrafikun. Skenar i përgatitur për t’i mbyllur gojën opozitës. Rama është urdhërues dhe përgjegjës për këtë sulm”.

Topalli: Mafia kërkon të na mbyllë gojën

“Ka filluar të zbatohet platforma e dhunës ndaj opozitës. Po të kthej kokën pas nuk gjej në 20 vite skenar e plan banditesk si ajo e dy ditëve më parë, nuk kam parë. Kam parë deputetë të zihen në këtë sallë edhe ti bien bilbilave, të gjuhen me grushte, por ato ose ishin reagime gjaknxehta ose vendime politike por asnjëra prej tyre nuk ishte mafioze si ngjarja e 26 majit. Është hapur një kapitull tjetër i zi. Kapitulli i mbylljen se gojës në gjuhën e mafies. Kodi i heshtjes në gjuhën e Ramës. Askush nuk duhet të flasë më kundër Edi Ramës në të kundërt do i mbyllim gojën”

“Kështu u dha urdhëri në 8 prill. Çështja për trafikun kundër drogës duhej mbyllur dhe deputetëve që do flisnin do u pritej gjuha. Strazimiri ishte i pari. Në 26 maj plani i përgatitur një muaj më parë do zbatohej. Ishte sulm mafioz kundër opozitës. Opozita nuk duhet të fliste të pyeste apo të kërkonte llogari për trafikantët e drogës. Mafia është ulur këmbëkryq nëpër institucione. Miliarderët kanë pushtuar parlamentin. Rrugën dhe korridoret e vendit janë hapur për drogën”.

Taulant Balla: Sali, lëre të qetë këtë vend

“Po mundoni ta prishni atë moment të rëndësishëm për vendimmarrjen e vendit të statusin kandidat. Jemi të bindur që kemi bërë përpara me reformat e ndërmarra nga qeveria, Një sinjal e kemi marrë dhe nga Holanda. Sa i takon sulmeve modeli i sulmeve me urdhër ka marrë fund në 23 qershor. Unë jam sulmuar me urdhër të atij që keni ngjitur (Berishën). Pak muaj më parë i bëri thirrje që të mblidheni, se ju kanë fyer. Të paktën një gjë duhet ta dini, se konfliktet dhe urdhrat mbaruan në 23 qershor. Me qe je në sallë Sali Berisha, lërë rehat këtë vend, pse i qepur këtij vendi kaq keq? Ti Sali ke 23 vite që e prish këtë vend, si të ishte njeri që e urrën më shumë këtë vend.”- tha Balla.

Berisha: Rama përdori një përdhunues që ta përfaqësonte

Menjëherë pas fjalës së deputetit të PS-së Taulant Balla, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha, i cili lëshoi një “lumë” akuzash kundër Ballës, duke e cilësuar si një “përdhunues” dhe Ramës njëkohësisht. “Jam këtu për t’i thënë Edvin Kristaq Ramës se nxore fytyrën tënde të persekutonit, e nisi fjalën Berisha. – Nxore gjenin e Spiro Kolekës.

Nxore psikologjinë e urrejtjes që ke ndaj gjithë qenies njerëzore. Përdore një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave i fotografuar dhe filmuar në denoncimin që i bëri një e sëmurë me AIDS, të cilin kërkonte ta përdhunonte mostra që të përfaqësoi ty këtu”, – u shpreh Berisha, duke iu referuar Ballës.

Erion Braçe: “Ti Sali Berisha ke kryer krime, dhe duhet të përgjigjesh për këto. Ti ke vrarë katër vetë në bulevard dhe duhet të përgjigjesh. Ti e ke vendin para ligjit”.

Edi Rama: Budallai le të hedhë gurin në lumë, ne ecim para drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama, ka vazhduar “lojën” e opozitës, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të opozitës për agresion dhe trafik droge në vend: “Hedh një budalla një gurë në lumë dhe 100 të mençur se nxjerrin dot. Do të doja që budallai të bënte çdo gjë dhe ne të vazhdonim në punën tonë dhe rrugën drejt BE-së. Opozita nuk di të bëjë asgjë tjetër, këta kështu janë, – u shpreh Rama. – Sa i takon grevës, po merrni në qafë njerëzit, i futët ju në grevë. Grevën vetëm mund ta respektojmë. 1.000 ish-të përndjekur morën këstin e parë këto 4 muaj. Kryetari i grevës nuk ka bërë asnjë ditë burg, që ka privatizuar treçerekun e ndërtesës. Ne i kemi shlyer të gjitha pagesat e prapambetura dhe nuk do të vonojmë asnjë pagesë në të ardhmen”. Rama pastaj ka akuzuar sërish Berishën për lidhjet e tij të hershme me sistemin komunist: “Donte të bëhej sekretar organizate kur ishte në moshën e Ilir Metës. Rrije në prehrin e Vito Kapos kur i vdiq i shoqi. Enveristin e keni aty ju si opozitë”.

Sali Berisha: “Koha jote ka marrë fund, sepse asnjë nuk të beson më. Mbulimi i skandaleve të qeverisë tënde është i turpshëm. I konsideron shqiptarët si qenie për t’i mashtruar. Atë që jua bëra etërve tuaj, duke i rrëzuar nga pushteti komunist, atë do t’ua bëj edhe ju tani”.

Kastriot Islami: Rama, kryeministri më injorant dhe pervers

Fjalën në parlament e ka marrë edhe ish-socialisti Kastriot Islami, tashmë deputet i Partisë Demokratike. Ai ka replikuar ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar për demagogji dhe fyer njëkohësisht: “Ramës i djeg shumë në të gjithë trupi, por do t’ua tregoj në fund se ku i djeg, – ironizoi Islami. – Rama është kryeministri, më injorant, më mediokër dhe pervers i të gjithë Europës. U ka thënë holandezëve që nuk kemi prostitucion, por prostituta, që na i merrni ju. U ka thënë se ne nuk kemi krim të organizuar, se kemi GDP-në e fortë. Rama e adhuron Enverin. Në origjinë dhe gjen, është enverist i tipit të gardistëve të Mao ce dunit”.

Rama: Po të ishte gjallë Enveri, kë do njihte mes meje Islamit e Saliut?

“Po të ishte Enveri këtu sot në këtë sallë, kë do njihte nga ne të tre (Berisha, Rama e Kastriot Islami)? Sigurisht sekretarin e vet të partisë dhe profesorin e vet që e bëri profesor parlamenti. Mua Enveri nuk më njihte. Mund të të qëllojë që të lindësh dhe të jesh nipi, mbesa apo vajza dhe djali i dikujt, edhe pse unë jam më shumë se krenar për tim atë dhe jam shumë i lumtur kur shoh Saliun që përkulet para Nënë Shqipëri, atje kur shkon. Ama që të jesh me mendtë e tua dhe këmbët e tua dhe të shkosh ti rrish te dera dhe mos të të hapin derën, pastaj të bësh xhiro më varkë, duke thënë se unë jap jetën për shokun Hysni e unë për shoqen Vito Kapo e adhuroj dhe të vish këtu e të merresh me të shkuarën është fatkeqësi e madhe.

Por e përsëris ne kemi një sfidë në këtë parlament dhe ndonjëherë fatkeqësisht bie pre e nivelit të ulët ku e mbani ju bisedën. Kështu që nuk kam asgjë tjetër për të thënë sot dhe të përsëris se sfida jonë është të mos biem pre e asnjë banaliteti të kësaj natyre, ndërkohë që beteja nuk është me këta por me gjithë ato probleme që këta na kanë lënë në mes të rrugës. Sa për tjetrën që Obama fliska me Kerry dhe pastaj lajmërokan Kastriotin dhe qoftë dhe dhe ai Jozef Dolli e kë përmendi tjetër i qakan hallet me Kastriotin kjo është me siguri e lidhur me kohën kur i qante hallet me atë gruan marksiste leniniste në Francë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama