Akuza te renda per Renato Sancez Nuk eshte 18 vjec!

Akuza të rënda për Renato Sançez: Nuk është 18 vjeç!

Renato Sançez është një nga talentet më të spikatur gjatë Euro 2016 dhe Bajern Mynih ka shpenzuar 35 milionë euro për të siguruar firmën e tij. Por futbollisti 18 vjeçar i cili ka filluar të lërë në hije Kristiano Ronaldon te Portugalia, tashmë akuzohet se ka falsifikuar moshën.

renato sancez

Akuzën e rëndë e bën një emër i njohur, trajneri francez Gi Ru, i cili nëpërmjet një emisioni televiziv ka siguruar se lojtari ishte shumë më i madh sesa deklarohej.

"Ai thotë se është 18 vjeç, por besoj se duhet të shihni të kalurën e tij. Data e tij e lindjes është deklaruar shumë vite me vonese, ndaj nuk është regjistruar siç duhet në gjendjen civile. Ju siguroj që ai është 23-24 vjeç", deklaroi Ru në emisionin "Dolce Sport".

Në fakt, ndonëse Renato Sançez ka lindur zyrtarisht më 18 gusht të vitit 1997, ai është regjistruar në gjendjen civile vetëm 5 vite më vonë, pas ndarjes së prindërve të tij.

renato sancez ronaldo

Kjo nuk është hera e parë në të cilën vihet në dyshim mosha e Renato Sançez, pasi edhe Sporting Lisbona kishte aluduar për ndryshimin e datave, por tërhoqi pretendimet e saj pasi Benfika e kërcënoi se do ta hidhte në gjyq.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama