Mbrojtësi i Kukësit, Lapidar Lladrovci, në një prononcim për "Panorama Sport", flet për situatën e tij dhe sqaron gjithçka në lidhje me largimin nga skuadra. Mbrojtë- si kosovar iu bashkua Kukësit si një përforcim i mirë në merkaton e janarit, por tashmë mbas një dëmtimi duket se nuk është më në planet e skuadrës.
"Para disa ditësh, kam zhvilluar një takim me drejtorin Dritan Dervishi ku më bëri të ditur se stafi i ri nuk më llogarit më si pjesë e formacionit, prandaj e mira është që unë të kërkoj klub të ri. Së pari, dua të prek pak faktin se kam një muaj që po bëj trajtimin për dëmtimin nga muskujt e barkut, dëmtim që e pësova në ndeshjen me Skënderbeun që e fituam ne.
U dëmtova për shkak se hyra pa bërë nxehmjen pas dëmtimit të Hasanit. Dita-ditës përkeqësohesha, ndërsa unë vazhdoja të stërvitesha dhe të luaja me qetë- sues vetëm që klubi të plotësonte mungesat në mbrojtje dhe të arrinim objektivat e klubit, vendin e 3-të dhe Kupën. Pra, kam bërë sakrificë që jo çdokush do e kishte bërë. Dua të them se kam kontratë edhe për një vit me Kukësin dhe pres që të ftohem nga presidenti apo kushdo qoftë nga stafi të takohemi e të bëjmë një marrëveshje dhe të paktën të shlyhem me një pjesë të pagave, pasi nuk jam në gjendje që të kërkoj klub të ri, duke qenë se jam i dëmtuar.
Dhe nuk dihet se kur do të mund të kthehem në fushë, prandaj besoj më së miri do ishte një marrëveshje në mes të dy palëve dhe t'i ndajmë rrugët me mirëkuptim në një moment jo të lehtë për mua ku rrezikova karrierën për Kukësin", përfundon Lladrovci.
Skerdilaid Sulozeqi