Alarm- Picar pylli qindra vjecar qe po zhduket dita dites

Alarm- Picar, pylli qindra vjeçar qe po zhduket dita dites
Pylli i Picarit po rrezikon të zhduket si pasojë  e tharjes masive të pemëve të tij, dhe sëbashku me të edhe kafshë tipike të kësaj zone. Dëmtimet natyrore kanë sjellë edhe tharjen e plotë të rrapëve qindra vjeçarë të Picarit të Gjirokastrës. Vitet e fundit këto rrapë shekullore, për shkak të një virusi që prek drurët e tyre, po thahen krejtësisht.

Sipas banorit të zonës Fadil Frëngu dëmtimi në Gurën e njohur të Picarit ka qenë gradual. Ai tregon se fillimisht filloi të thahej kurora e pemëve dhe më pas në dy-tre vjet u zhduk pothuajse gjithçka. Tharja e këtyre pëmëve po ul edhe fuqinë turistike të zonës. Sipas kryetarit të komunës, Beqir Gjikës janë detyruar të presin trungjet e mbetura pas tharjes për të evituar shembjen e tyre mbi rrugë. Duke shtuar se fitimet e lëndës drusore që do të shiten do të përdoren për ripyllëzimin e zonës.

Pavarësisht paralajmërimeve për gjendjen në zonë mesohet se vetëm në fshatin Picar janë tharë plotësisht gjatë 3 viteve të fundit mbi 120 rrënjë rrapi 4 shekullor. Sipas kreut të Komunës rikthimi në gjendjen e mëpërparshme kërkon investime afatgjata.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama