Alarm demografik ne Egjipt cdo ore lindin 217 femije

Alarm demografik në Egjipt, çdo orë lindin 217 fëmijë
Alarm demografik në Egjipt. Të dhënat e fundit tregojnë se çdo orë lindin 217 fëmijë, për një total në rreth 2 milionë bebesh të lindura çdo vit.

Këtë fakt tronditës për planifikimin familjar në vend e ka dhënë vetë sekretari gjenerale e Këshillit Kombëtar të Popullsisë(Npc), duke e bërë publik për mediat.

Sipas tij, me këtë ritëm lindjesh dhe shtimit të popullsisë, në vitin 2058 parashikohet që popullsia të arrijë në rreth 173 milionë banorë.

Parashikimet janë cilësuar dramatike lidhur me gjendjen e popullsisë dhe hapësirën që është në dispozicion të tyre. Pritet të merren masa, qoftë për planifikimin, qoftë edhe në planin infrastrukturor. Sipas llogarive, me këto ritme, njerëzit nuk do të kenë hapësirën e mjaftueshme për të jetuar.

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama