Alarm ne Zvicer Po shesim me shume fanella te Shqiperise

Alarm në Zvicër: Po shesim më shumë fanella të Shqipërisë

Ngjyrat kuqezi të Shqipërisë do të dominojnë edhe në Zvicër gjatë Europianit. Këtë e tregon më së miri bilanci i shitjeve të artikujve sportivë në këtë vend, ku tregtarët janë ankuar se ka pak interes për kombëtaren vendase dhe më shumë për atë shqiptare.

13335813_1102368759822104_913946330609432060_n

Gazeta "Schweiz am Sonntag", ka pyetur disa tregtarë të ndryshëm të cilët kanë treguar të zhgënjyer se ka shumë pak interes për fanellat sportive të Behrami &Co dhe se nuk ka eufori për kombëtaren e drejtuar nga Petkoviç.

"Në krahasim me Botërorin 2014, shitjet janë më të ulëta", ka treguar përgjegjësi i një filiali të Zyrihut për "Ochsner Sport". "Atëherë edhe koha ishte më e mirë dhe nuk ekzistonte frika e terrorizmit apo grevave që po ndodhin këto ditë në Francë".

13330241_10207884786291469_753735059_n

Për nëse për Zvicrën nuk ka eufori, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Shqipërinë. "Artikujt e Shqipërisë, nga fanella e deri te artikujt e vegjël, po shiten si të ishin panine", shtoi ai, duke konfirmuar se për momentin, fanella më e kërkuar ishte ajo e një shqiptari të Zvicrës, Xherdan Shaqirit. "Por nuk do të habitesha nëse do të shitnim më shumë fanella të Shqipërisë sesa të Zvicrës", ishin fjalët e tij për të përditshmen zvicerane.

Edhe përgjegjësi i marketingut të kompanisë "Athleticum" ka deklaruar se deri tani, fanella më e shitur në pikat e saj në Zvicër ka qenë ajo shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama