Mëngjesin e sotëm Kryeministria është rrethuar nga forca të shumta policie, pas një alarmi të dhënë për bombë. Mësohet se nga policia se alarmi u dha nga një telefonatë anonime. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur makina dhe qen antieksplozivë. Mësohet se ka qenë një telefonate anonime e mbërritur në sallën operative dhe ka dhënë informacionin se në zonën e Kryeministrisë është vendosur lëndë eksplozive. Burime nga policia kanë bërë të ditur se pranë selisë së kryeministrisë ndodhet një makinë që ka një send të dyshimtë brenda, e cila dyshohet të jetë lëndë eksplozive.
Policia dhe Garda e Republikës ka zgjeruar rrethimin e zonës duke bllokuar edhe qarkullimin i automjeteve dhe i këmbësorëve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat xheniere që kanë nisur kontrollin e ambienteve të selisë së qeverisë. Ndërkaq është evakuuar personeli i kryeministrisë, i cili ka shkuar te ndërtesa e Ministrisë së Financave. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po ndjekin nga afër aksionin për verifikimin dhe kontrollin e gjithë zonës, brenda dhe jashtë godinës qeveritare.