Alarm te Gjermania/ Sulmuesi humb Europianin Khedira dhe Shvajni

Alarm te Gjermania/ Sulmuesi humb Europianin, Khedira dhe Shvajni

Të shkosh në luftë, patjetër do të ketë edhe viktima. "Betoni" italian i ka lënë me pasoja gjermanët në çerekfinalen e zhvilluar në Bordo.

Untitled-2Teksa tifozët i gëzohen thyerjes së mallkimit 50-vjeçar ndaj italianëve, trajneri Joakim Lëv "qan" tre lojtarët e tij.

Bomberi gjerman Mario Gomez u detyrua të zëvendësohej në minutën e 72-të, për shkak se dëmtimi i tij ishte vërtet serioz.

Ditën e diel në mëngjes tre lojtarët, Gomez, Khedira dhe Shvajnshtaiger kanë qenë në spital, ku bënë edhe rezonancën magnetike për të përcaktuar nivelin e dëmtimeve të tyre.

Gomez humb Europianin

Pas vizitave mjekësore në spitalin e Annecy në Evian, gjithçka rezultati fatale për sulmuesin e Beshiktashit. Gomez ka pësuar tërheqje muskulore të shkallës së lartë në pjesën e brendshme të kofshës së djathtë.

Rikuperimi i këtij dëmtimi do të paktën 1 muaj. Si pasojë, ai humb dy finalet më të rëndësishme duke i dhënë lamtumirën Europianit. Khedira dhe Shvajni Lajmi i dytë i keq për Gjermaninë është dëmtimi i dy mesfushorëve Sami Khedira dhe Bastian Shvajnshtaiger.

Dëmtim më i rrezikshëm duket ai i yllit të Juventusit. Sipas rezonancës, doli diagnoza se Khedira ka dëmtuar aduktorët në kofshën e majtë.

Ai ka një dëmtim të ngjashëm me Rojsin. Mediat dalin në përfundim se edhe Khedira humb Europianin, por mungon zyrtarizimi.

"Kicker" bën të ditur se Khedira e humb patjetër gjysmëfinalen, ndërsa shanset janë për finalen nëse kualifikohen. Mjekët gjermanë pohojnë se kjo do të vërtetohet në ditët në vijim, pasi çdo ditë mund të ketë ndryshime dhe nuk dalin në përfundime.

29- vjeçari e parapriu dëmtimin e tij dhe u zëvendësua nga Bastian Shvajnshtaiger në minutën e 16-të. Edhe kapiteni i Gjermanisë u sforcua shumë që luajti 100 minuta.

Pas diagnostifikimit të gjurit të Shvajnit doli se ka krisur ligamentin e gjurit e djathtë. Shanset janë të vogla për t'u rikuperuar për gjysmëfinalen në Marsejë. Ndërkohë, Boateng rikuperohet në kohë, ndërsa Humels mungon nga kartonët në gjysmëfinale.

Përgatiti: ENIAR IBRO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama