Alarm. Gjuha shqipe drejt asimilimit

Alarm. Gjuha shqipe drejt asimilimit
Sot duhet t’u biem kambanave të alarmit
Gjuha shqipe në emigracion po asimilohet
Fëmijët e emigrantëve do të duan përkthyes në vendin e tyre
Fëmijët e emigrantëve do të jenë emigrant në atdheun e tyre

Pardje në ambientet e Hotel “Rogner” z. Jovan Mëhilli, ish mësues dhe tashmë emigrant në Greqi (Kryetar i grupit  Pedagogjik të Mësuesve Mërgimtar në Greqi), zhvilloi një Konferncë për shtyp, i mbështetur dhe nga, zoti Loni Papa shkrimtar dramaturg, Jetmir Saliaj (fitues i Big Brather 3), Zhaneta Prenga  mësuese në Tiranë, Albert Zholi, shkrimtar dikur gazetar në Greqi. Në fillim të Konferencës për shtyp z. Jovan theksoi:

Jam, Jovan Mëhilli emigrant në Greqi. Jam një nga mësuesit mësimdhënës të shqipes (falas) në këtë vend fqinj, drejtues i Këshillit Petagogjik të Mësuesve Emigrantë  në Greqi. Nga sa keni dëgjuar nga televizionet dhe në shtyp (të cilët unë gjej rastin ti përshendes dhe ti falenderoj), ne kemi trajtuar disa probleme për fëmijët tanë në Greqi. Unë sot kam pranë meje zotin Loni Papa shkrimtar Dramaturg, zotin Jetmir Salaj  një qytetar i thjeshtë, zonjën Zhaneta Prenga  një nga mësueset më të mira në shkollat me zë në Tiranë, Albert Zholin, shkrimtar dikur gazetar në Greqi. Të gjithë këta kanë shprehur  dëshirën dhe vullnetit që të kontribojnë  për fëmijët  që patën fatin të shkojnë të vegjël  ose të lindin atje dhe që duan të mësojnë gjuhën e nënës, gjuhën shqipe. Rreth 120 mijë fëmijë në Greqi po e humbasin këtë gjuhë.

Loni Papa:

-Çështja shqiptare në emigracion është delikate.Ka shumë fëmjë  në emigracion që janë në shkollat greke. Ata shqip dinë  por kanë vështirësi në të shkruar dhe në të lexuar.Unë mund të dhuroj disa libra të mia për t’ua dhënë  dhuratë  për mësimin e gjuhës në Greqi.

Jetmir Saliaj: Pasi u njohëm nga mediat për situatën e krijuar  të emigrantëve  në Greqi fëmijët e të cilëve nuk mund të mësojnë këtë vit pasi nuk kanë libra , për të  zhvilluar një vit shkollor për mua ishte e pafalshme.Në këtë rast, nuk mund të qëndroj indiferent, pasi rreth 120 mijë nxënës shqiptarë nuk kanë  se si të mësojnë shqip: Për shkak se institucionet shtetërore  në Greqi veprojnë në mënyrë  antishqiptare . Kërkesat e Këshillit Petagogjik të mësuesve  shqiptarë në Greqi ishin për buxhetin e shtetit diçka qesharake, modeste, por pa të përballueshme për xhepat e emigrantëve.

Sot unë kam kënaqësinë ti afroj zotit Jovan Mëhilli  si Kryetar I Këshillit 1000 abetare, dhe 500 libra të gjuhës shqipe, për vitin e parë të dytë dhe të tretë në mënyrë që shkollat shqipe në Greqi jo vetëm që të mos mbyllen, por  falë punës të Këshillit Petagogjik të zgjerohen sa më shumë të jetë e mundur.Për mua  kjo është mënyra më e mirë për të shpenzuar një shumë parash të fituar pak kohë më parë në Big Brather.Çdo shqiptar është ndjerë i fyer ndaj rrezikut që i kanoset gjuhës shqipe dhe heshtjes së shtetit shqiptar. Shpresoj që  vitet e ardhëshme të mos jetë më e nevojëshme një situatë e tillë, pasi besoj se do të ndërgjegjësohen qytetarët e këtijë vendi  por sidomos institucionet shtetërore që  të bëjnë detyrën e tyre kushtetuese që shpesh e harrojnë, kur vjen fjala për  të drejtat  kombëtare shqiptare.Unë  shpresoj që të bëj më shumë për emigrantët në vitet  në vazhdim. Sot nuk është mirë  që për fëmijët  shqiptarë të diskutohet  dhe të vihet në diskutim  nëse duhet të mësojnë shqip apo jo. Jam thellësisht i indinjuar dhe shpresoj që  të  bëjmë të gjithë më shumë për emigrantët.

Zhaneta Prenka mësuese  në një nga shkollat në Tiranë:

E falenderoj zotin Jovan që i përkushtohet me kaq vlera dhe me kaq shumë rëndësi gjuhës së bukur shqipe.Unë jam mësuese dhe shikoj se kur vijnë fëmijë nga Greqia flasin shumë pak gjuhën shqipe nuk dinë që ta shkruajnë. Të gjitha këto janë realitet por e ndjej të domosdoshme  që kur fëmijët na vijnë nga Greqia nga klasat e para  vijnë me  një moral shumë të rënduar sepse përballen përpara fëmijëve  që në arsimin parashkollor mësojnë më shumë. Ata e dinë  që të gjithë alfabetin e gjuhës shqipe, por të dallojnë dhe të shkruajnë vetëm shkronjat  e mëdha. Dhe të  folurit e kanë të vështirë.Do të ishte mirë që edhe prindërve t’ua lehtësonim pak  punën  me fëmijët e tyre. Sepse që të shkollojnë fëmijët dhe të kthehen në atdhe duhen të humbin vendin e punës atje. Duke njohur realitetin ndërjet mediave, punës të madhe që bëjnë  prindërit të cilët jetojnë në emigracion.

Unë si mësuese do të dhuroj  nga 10 programe për secilën klasë për lëndën abetare dhe gjuhës shqipe.. Kjo është diçka e  vogël por mendoij se ka vlera.

 Albert Zholi: Sot duhet t’u biem kambanave të alarmit. Afërsisht në 68 vende të botës janë rreth (1 324 000 emigrantë), 600 mijë fëmijë emigratësh të cilët pas 10 vjetësh do të duhet të kenë përkthyes në vendin e tyre. Ata do të jenë emigrantë në Shqipërinë e tyre. Mbi 50 % e fëmijëve shqiptarë janë në emigracion. Shqipëria po plaket ndërsa familjet e reja shqiptare në emigracion po rionjnë vendet ku punojnë dhe jetojnë. Shtesa e familjeve shqiptare në emigracion është 2.1 fëmijë për familje kur në Itali është 1 fënijë për familje ndërsa në Greqi 1.1. Nismën që kanë marrë mësuesit e Athinës e mbështes duke dhuruar 120 libra nga 12 botimet e mia për të mbështetur nismën e mësuesve në emigracion. .

Jovan Mëhilli: Në emër të këshillit personal , dhe në emër të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, ju drejtohem duke ju thënë  shumë faleminderit të gjithëve për ndihmesën tuaj. Ai komb që investon për diturinë nuk vdes kurrë.Unë po iki me një besim shumë të madh dhe e kam pasur këtë besim sepse në Shqipëri ka burra zonja, të rinj dhe ato  që do të na ndihmojnë në këtë nismë. Dua të theksoj se të rinjtë janë afruar shumë për të ndihmuar në këtë problem…

Një diçka duhet ta theksoj se mësueset  tanë në përgjithësi janë zonja, një pjesë e tyre punojnë natën,  nëpër spitale u bëjnë roje të sëmurëve , dhe në mëngjes shkojnë në punën tjetër, dhe të shtunën dhe të djelat mbledhin fëmijët dhe mësojnë abetaren.Ky mission i joni do të vazhdojë. Ne nuk do të tërhiqemi. Personalisht unë shpreh besimin dhe kam bindjen se zoti Sali Berisha është i ndjeshëm për këtë problem dhe do të japë ndihmesën e tij…..

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama