Alarmi Rreth 130 mije shqiptar se dine qe jane diabetik

Alarmi: Rreth 130 mije shqiptar se dine qe jane diabetik
Shqiptarët janë të prekur nga sëmundja e diabetit në masen 1.95% të diagnostifikuar, dhe 3.4 % të padiagnostifikuar. Sipas të dhënave të publikuara në Ditën Botërore Kundër Diabetit mesohet se në Shqipëri ka rreth 55 mijë të sëmurë diabetikë të diagnostifikuar. Ndërsa shifrat trefishohen po të llogarisim edhe shumë të tjerë të cilët nuk janë në dijeni se janë bartës të diabetit.

Janë 150-180 mijë diabetikë në vendin tonë të padiagnostifikuar. Sipas mjekëve endokrinolog moshat më të rrezikuara nga diabeti janë ato nga 40 deri 65 vjeç, të cilët përbëjnë 40% të rastëve. Por sipas mjekëve diabeti i llojit 2, po diagnostifikohet edhe në moshat më të reja 30 deri në 40 vjeç, madje alarm po përben fakti se ky tipi diabeti po gjëndet edhe tek fëmijët.

Disa nga shenjat e diabetit janë:

• Etje e pazakontë dhe tharje të gojes.

• “afeksion për tualetin” dëshirë e papërmbajtshme për të shkuar në tualet (urinim i shpeshtë).

• Rënie në peshë për një kohë të shkurtër.

• Lodhje e madhe, gjithmonë pa energji.

• Infeksione të here pas hershme dhe që mezi sherohen.

Mjekët shpjegojnë se kemi dy tipi diabeti, ai i llojit të parë dhe ai i llojit të dytë.

Për diabetin e tipit të parë shkaktare kryesore mbeten sëmundjet virale të cilat nxisin një përgjigje imune nga ana e organizmit. Si rezultat i kësaj përgjigjeje, demtohen qelizat beta të pankreasit (organit që prodhon insulin), të cilat dalin jashtë funksionit. Kjo çon në mosprodhim të insulinës dhe rritje nivelit të sheqerit në gjak.

Për diabetin e tipit të dytë ekzistojnë dy kategori shkaqesh. Në kategorinë e parë futen të gjithë ato shkaqe për të cilat nuk mund të nderhyhet. Këtu futen:

1- Histori familjare për diabet (kur ke ndonjë të aferm, prinderit, motra e vëllezër me diabet).

2- Mosha (zakonisht kjo semundje shfaqet në moshen mbi 45 vjeç). Megjithatë nga studimet e fundit është arritur në përfundimin që edhe mosha më të vogla (nën 20 vjeç) mund të shfaqin tip 2 diabeti.

3- Prejardhja (berja pjesë në grupet etnike që janë me rrezik të lartë për të shfaqur semundje). Këtu bëjnë pjesë:

a- African-American,

b- Native American

c- Hispanic

d- Native Haëaiian

Në kategorinë e dytë, futen ato shkaqe në të cilat ju mund të nderhyni dhe madje bëni të mundur t’i përmisoni. Këtu bëjnë pjesë:

a- Pesha

b- Dieta

c- Alkooli

d- Duhanpirja

e- Stresi

f- Kequshqyerja

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama