Gazeta holandeze “De Telegraaf” shkruan sot se grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët kanë mundur të përfitojnë para të mëdha me rrugë joligjore, kryesisht me trafik droge.
Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët atje janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe në tregtinë e kokainës. Policia i frikësohet së tepërmi ambicies së grupeve kriminale shqiptare. Edhe statistikat flasin qartë. Nga 381 të kërkuar të rrezikshëm nga Interpoli 160 janë shtetas shqiptarë, një shifër e frikshme në raport me popullsinë prej 3.6 milionë.