Një alarm për bombë ka anuluar ndeshjen e Premier Ligës mes Mançester Junajtid dhe Bornmëthit. Fillimisht, ndeshja e vlefshme për Javën e fundit në Angli u shty për 45 minuta, por më pas zyrtarët vendosën që takimi të mos fillonte.
Shkak për anulimin e ndeshjes u bë një pako e dyshimtë në stadiumin 'Old Traford". Ndeshjet e tjera të Premier Ligës vijuan në orarin zyrtar (16:00), ndërsa për takimin mes Mançester Junajtid dhe Bornmëthit do të merret një vendim në orët e ardhshme se në cilën datë do të luhet.
Ndeshja e së dielës kishte një rëndësi të veçantë për Junajdit, pasi ekipi luan për zonës e Champions-it dhe pretendon të kapë vendin e katërt që mbahet nga Mançester Siti.