Alarmohet Turqia ISIS ngre flamurin ne kufi

Alarmohet Turqia, ISIS ngre flamurin ne kufi

Militantët e shtetit islamik ISIS kanë ngritur flamurin e tyre të zi në një ndërtesë në qytetin kufitar të Sirisë, Kobane. Por kjo vendndodhje është vetëm pak milje larg kufirit me Turqinë, shtet i cili i ka shtuar masat e sigurisë.

Pas luftimeve të ashpra në Siri, që kanë zgjatur pothuajse 3 javë, është rritur shqetësimi se shumë shpejt ky qytet mund të bjerë në  duart e xhihadistëve. Por pavarësisht ngritjes në mënyrë simbolike të flamurit të tyre në shenjë fitoreje, luftëtarët kurdë që luftojnë për të mbrojtur qytetin nga sulmet e xhihadistëve, thonë se terroristët nuk kanë arritur të vënë nën kontroll qendrën e qytetit.

Një ditë më parë, gazeta britanike “Times”, akuzoi Turqinë se ka pasur një shkëmbim të burgosurish mes Turqisë dhe ISIS-it. Sipas saj, më shumë se 180 luftëtarë xhihadistë, mes të cilëve edhe dy britanikë, janë liruar nga Ankaraja në këmbim të 46 diplomatëve turq dhe 3 irakianëve të rrëmbyer nga Shteti Islamik në muajt e shkuar.

Diplomatët ishin marrë peng pesë muaj më parë, kur xhihadistët kishin marrë qytetin e Mosulit në Veri të Irakut. Dy xhihadistët të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, kanë qenë studenti 18-vjeçar Shabaz Suleman dhe Hisham Folkard, 26 vjeç.

Emrat e dy britanikëve ishin në një listë që u publikua nga gazeta britanike, burimet e së cilës u cilësuan si “të besueshme” edhe për qeverinë britanike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama