Zbulohet kronologjia e ngjarjes së rëndë ndodhur mëngjesin e djeshëm në një lokal nate, ku humbën jetën katër persona. Një prej personave që u dyshua dje fillimisht si përfshirë në ngjarje, Alban Bllacaj u la sot i lirë pas dëshmisë dhe të dhënave hetimore.
18-vjeçari është njëherësh djali i tezes i viktimës Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit të Apelit. Në dëshminë e dhënë të Alban Bllacaj, tregohet sesi nisi ngjarja dhe cili ishte shkaku, që precipitoi deri në gjuajtjen me armë nga Konstandini.
Si ka nisur konflikti para se të ndodhte vrasja?
Alban Bllacaj: Ne kemi qenë të ulur në një tavolinë. Unë, Arbri, Konstandini dhe Eraldi. Shumë pranë nesh në një tavolinë tjetër, kanë qenë ulur dy presona të tjerë, më të mëdhenj në moshë se ne, por unë nuk i njoh, nuk i kisha parë ndonjëherë. Konstandini ka folur me njërin prej këtyre dy djemve, ka folur disa herë. Dukej sikur njiheshin. Më vonë, atëherë nga fundi, kur lokali gati po mbyllej, Konstandini pati një debat për çështje malli m njërin prej tyre.
(Sipas burimeve të grupit hetimor Konstandini ka debatuar me Edison jahon.)
Alban Bllacaj: Me sa kujtoj unë, Konstandini i kërkoi atij personit tjetër një sasi kokaine, por duke qenë se nuk kishte shumë para me vete, i tha se do t’ia jepte nesër. Por i tha se duhet ta besonte, pasi nuk ishte dokushdo. Madje i dha edhe kartën e identitetit. Pas këtij momenti nis sherri: Kush je ti? Kush jam unë? Ç’të duket vetja ty? Derisa pastaj përfunduan duke bërë sherr. Konstandini tha: “Ja se ta tregoj tani se kush jam...” dhe doli jashtë.
Çfarë ndodhi pasi doli Konstandini?
Alban Bllacaj: Bashkë me Arbërin u munduam të qetësonim situatën. Duke e ditur që Konstandini ishte gjaknxehtë, nuk donim që të trashej më shumë situata. Iu folëm atyre djemve dhe iu thamë ose të iknin ata, ose po iknim ne, që të mos kthehej më Kosntandini brenda. Por ai erdhi shumë shpejt.
(Sipas verifikimeve të policisë dhe kamerave të sigurisë, janë dokumentuar lëvizjet e Konstandin Xhuvanit para se të ndodhte ngjarja. ai ka dalë me nxitim dhe ka shkuar te makina, që ishte në përdorim nga Arbër Demiraj. Makina ishte e parkuar në rrugicën përbri pallatit ku ndodhej lokali. Ka shqyer me forcë xhepin nga brenda derës së makinës, ka nxjerrë nga aty një pistoletë. Më pas ka hipur në makinë, e ka kthyer te kryqëzimi përballë Filologjikut dhe ka ndaluar përballë lokalit, m makinë të drejtuar nga Ambasada Amerikane. Ka zbritur me nxitim dhe është futur brenda duke qëlluar drejt viktimave.)
Alban Bllacaj: Sapo hyri në lokal ka qëlluar disa herë, sa nuk e di saktësisht, atë personin që bëri sherr para se të dilte. Më pas atë tjetrin që ishte me të. Nuk e di se çfarë ndodhi, por pashë që edhe Arbri nuk po lëvizte dhe ishte i gjakosur. Bërtita dhe kërkova ndihmë.
(Sipas policisë ka qëlluar 5 herë në fytyrë Edison Jahon dhe më pas shokun e tij, Enea Xhaji. Nga goditjet janë vrarë aksidentalisht dhe Arbër Demiraj dhe shtetasi italian.)
Alban Bllacaj: Arbëri kishte vdekur?
Nuk e di. Nuk po fliste dhe as po lëvizte. Unë nuk isha në gjendje të lëvizja më. Arbrin e morën për krahësh Konstandini dhe Eraldi që ta dërgonin në spital me makinë dhe e nxorën jashtë.