Kukësi dhe Partizani përballe pasditen e së hënës në ndeshjen e vlefshme për Javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë luajnë me 10 lojtarë ndaj Kukësit që nga minuta e 44´ e pjesës së parë.
Një ndërhyrje e gabuar e portierit Alban Hoxha ndaj kroatit Dvornekoviç në zonën e rreptësisë bëri që kapiteni të ndëshkohej me kartonin e kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.
Arbitri kryesorë akordoi një 11-metërsh për Kukësin, ndërsa trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli futi në fushë portierin e dytë, Dashamir Xhika.
Ky i fundit priti 11-metërshin sapo u fut në fushë, duke shmangur golin e disavantazhit për ekipin e tij.