Alban Meha behet arab Al Nasri 1 milion euro per kartonin

Alban Meha bëhet arab, Al Nasri 1 milion euro për kartonin

Mediat turke kanë shkruar prej ditësh për Alban Mehën dhe të ardhmen e tij, mirëpo dje e kanë bërë fakt të kryer.

kocaman-i-sok-eden-haber-meha-ayriliyor--6985464Sipas tyre, "Snajperi" nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Al Nasrit. Skuadra e Arabisë Saudite ka bindur mesfushorin shqiptar, duke fituar edhe konkurrencën me shumë skuadra nga i njëjti kampionat që kanë pasur interesim për shërbimet e tij.

Klauzola Për shkak se Meha ka luajtur më shumë se 20 ndeshje në Ligën e parë Turke, mesfushorit i rinovohej automatikisht kontrata në përfundim të sezonit dhe kjo gjë është plotësuar.

Futbollisti shqiptar kishte nënshkruar kontratë 1+1 me Koniaspor dhe pas 20 ndeshjeve të luajtura, ai duhet të jetë edhe për një tjetër sezon pjesë e skuadrës turke, sipas kontratës. Kjo ka bërë që Al Nasri të paguajë 1 milion euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Koniaspor ka refuzuar oferta edhe më të mëdha në merkaton e muajit janar, por tashmë që lojtari ka gjetur akordin me klubin është e detyruar që ta përmbushë dëshirën e tij. Nga Paderborni, shqiptari u transferua si lojtar i lirë.

Mediat turke bëjnë me dije se Al Nasri i ofron shqiptarit trefish të pagës aktuale, që e kanë bërë Mehën të heqë dorë edhe nga pjesëmarrja në Europa Ligë me ekipin turk. Kupa Alban Meha ka munguar në takimet e fundit me Koniasporin.

Edhe në ndeshjen e djeshme që kjo skuadër ka zhvilluar përballë Fenerbahçes, shqiptari nuk ka qenë as në stol.

Skuadra e tij është mundur edhe në takimin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Turqisë 2-0, ndërkohë që në takimin e parë është mundur 0- 3. Në këtë mënyrë, skuadra e tij ka humbur mundësinë për të synuar trofe këtë sezon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama