Albero dhe Charlene skandali pas dasmes mbreterore

Albero dhe Charlene, skandali pas dasmes mbreterore
Pas dasmës përrallore, vjen skandali i parë për dhëndrin e ri. Duket se princit Alberto do t’i duhet t’i nënshtrohet një testi atësie. Burime nga Pallati Grimaldi kanë konfirmuar zërat se princi Alberto mund t’i nënshtrohet një testi atësie, pas thashethemeve që qarkulluan mbi një fëmijë të tretë të paligjshëm. Lajmin e bën të ditur britanikja Daily Telegraph, e cila thotë se burime anonime i kanë cilësuar të vërteta zërat për një grindje ditët e fundit mes princit Alberto dhe bashkëshortes së re, Charlene.

Alberto ka një djalë 6 vjeç, Alexandre, me një stjuardesë nga Togo dhe një vajzë 19 vjeçe, Jazmine, me një agjente amerikane të pasurive të paluajtshme. Gjatë ditëve të fundit, në shtypin francez qarkulluan zëra për dy fëmijë të tjerë të princit Alberto, njëri prej të cilëve 18 muajsh, me një grua italiane, e cila po përgatitet t’ia tregojë me detaje shtypit historinë e saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama