eshte ai xha Sulua, kapedani i famshem qe beri per vete breza te tere spektatoresh. Aktori, edhe sot, identifikohet me kete personazh e me shume te tjere. Me me shume se 40 vite krijimtari artistike pas supeve, aktori tregon se nuk ka aspak ndermend te ndalet. Ai eshte duke punuar per realizimin e nje filmi te ri per te cilin gjate kesaj interviste, tregon edhe detajet.
Si ka nisur jeta juaj teatrore?
Jeta ime teatrore ka filluar qysh ne femijeri, por nuk me ka shkuar neper mend qe nje dite do te behesha aktor. Çudia me e madhe ishte se mesuesit e shkolles fillore, kur kishte ndonje pjese teatrore, ma jepnin mua. I beja pyetje vetes, perse keta mesues ma japin rolin mua? Diçka kane pare dhe dashje pa dashje, m’u fut dashuria per artin skenik, pavaresisht se mua me pelqente dhe arti kinematografik. I dyti frymezim i madh i imi ne fushen e artit ka qene kur isha i vogel, me disa shoke dhe shkonim ne Apoloni, pasi jam nga Fieri, ku takonim ne stinen e veres ne germimet arkeologjike Hasan Ceken. Ai na afronte dhe na shpjegonte per teatrin e antikitetit qe ndodhej ne Apoloni, dhe shpeshhere na thoshte qe ne kete amfiteater jane luajtur pjeset e Eskilit, Sofokliut etj., ku kane interpretuar se bashku iliret, greket dhe romaket. Si per çudi, neper mend me kalonin ne menyre vizuale fantazi, se si beheshin shfaqje ne kete amfiteater. Pas mbarimit te shkolles fillore dhe te mesme, ku aktiviteti im ka qene i panderprere, ne vitin 1959 konkurrova per aktrim ne shkollen e larte, qe atekohe ishte prane Teatrit Kombetar Popullor. Kur kam hyre per here te pare ne oborrin e teatrit per te konkurruar, te gjithe aktoret me dukeshin si gjigante. Ata dukeshin ndryshe ne skene, ndryshe atje ne teater. Ishin te komunikueshem e te afrueshem, kurse ne skene ishin intrigante e kriminele. Ate vit, fitova konkursin perpara pedagogeve si Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, Naim Frashri dhe shume te tjere, te cilet, me mjeshterine qe manifestonin (te gjithe kishin mbaruar studimet ne Moske), me dhane mundesine qe te thithja sa me shume nga ana profesionale qe te behesha aktor. Pas perfundimit te shkolles u emerova ne Teatrin e Vlores, i cili kishte nje vit qe ishte formuar. Ishte viti 1963 dhe me kujtohet se roli im i pare ka qene Veipi te “Familja e Peshkatarit”. Per fat te mire, ate vit u organizua dhe Festivali i Trete Kombetar i Drames ne Teatrin Kombetar, ku trupa e Vlores u vleresua me çmimin e trete. Une u nderova me çmim si aktori me i mire. E vazhdova jeten ne Vlore dhe ne teater dhe po ndieja njefare ndjeshmerie nga regjisoret e “Kinostudios”, te cilet me angazhonin ne filma dhe jeta ime kaloi nga Teatri i Vlores nje pjese, ne ate te xhirimit te filmave ne “Kinostudio”.
Cili ka qene filmi i pare ne te cilin keni interpretuar?
“Perse bien keto daulle”, ka qene ky filmi im i pare. Interpretoja nje te dehur. Pas tij ka ardhur filmi “I teti ne bronz”, ku kam interpretuar nje fshatar i cili vritet prej gjermaneve. Filmi “Kapedani” ka qene i treti per mua. Isha 33 vjeç. Me thane te merrja pjese edhe une ne provat per personazhin kryesor. Me kujtohet se si mora tekstin ne dore dhe ne lulishte para Hotel Dajtit si nje i marre, flisja me vete duke perseritur tekstin. Nuk e dija se cilet ishin aktoret e tjere pretendente per rolin. Mes emocionesh, shkova ne “Kinostudio”, ku takova Nikolin Xhojen, i cili ishte perzgjedhur per rolin e xha Beqos, si dhe te dy regjisoret Fehmi Oshafin dhe Muharrem Fejzo. Ata me shpjegonin personazhin, xha Sulon e famshem. Ai i kishte inat grate. Ishte nje plak prapanik me mbeturina patriarkale. Skena qe me duhej te interpretoja ishte e gjate. Filluam xhirimet e kinoproves dhe ajo skene doli ne menyre brilante. Ishte nje moment ku xha Sulua me xha Beqon ishin te dy te dehur. Regjisoret i kishin dhene urdher te gjithe punonjesve te prapaskenes te mos qeshnin, pasi prej zhurmave, ajo skene e paperseritshme mund te prishej. Pasi perfundoi kinoprova, mesova se per rolin e xha Sulos kishin konkurruar edhe Pandi Raidhi me Myqerem Ferren ndersa per ate te xha Beqos, Mihal Popi dhe Xhan Zyberi. Tani pas 40 viteve ndihem ende i lumtur qe filmi vazhdon te shfaqet dhe te pelqehet prej publikut edhe atij me te ri, pasi behet fjale per nje nga kinokomedite me te arrira te asaj kohe.
Nderkaq, jane te shumte filmat dhe shfaqjet teatrore ne te cilat keni interpretuar gjate gjithe ketyre viteve karriere. Tematikat te cilat keni prekur, duhet te kene qene nga me te ndryshmet...
Kam marre pjese ne 40 filma dhe 90 premiera ne teater. Kenaqesia me e madhe e imja nuk ka qene asnjehere materiale, por shpirterore, fakti qe publiku edhe sot me therret me emrat e personazheve te mi, eshte nje ndjesi e jashtezakonshme per mua. Dua te them se gjate kesaj periudhe, kam filluar te interpretoj edhe ne filma me tematike shoqerore. Kam marre pjese ne nje film filozofik, ku interpretoj nje njeri perballe vetes. Aty shpeshhere i them vetes se ka dy gjera qe e brejne ate, eshte arsyeja dhe mosarsyeja. Kur arsyeja eshte shume e forte ajo sjell virtytshmeri, kur mosarsyeja e mposht arsyen, ne gjejme njerez te mbrapshte. Si subkoshience ajo qarkullon neper celulat e trurit te njerezve dhe i ben ata te ndryshem nga njeri-tjetri, jo vetem ne karakter por edhe ne aspekte te ndryshme te jetes. E konsideroj kete mosarsye si nje djall qe eshte futur ne shpirtin tone dhe nuk na le te ecim perpara. Ne finalen e filmit qe kam bere, do vije nje dite qe ky djall i fuqishem qe ka hyre ne shpirtin tone, zhduket prej njerezve. Kete e lidh qe nga koha kur Kaini vrau Abelin, pra qe vellai ka vrare vellane qe nga fillimet e njerezimit dhe vazhdoi keshtu ne çdo kohe. Po keshtu vazhdon te jete sot e kesaj dite, nje kataklizem, nje rreqethje qe mua me dekurajon dhe me revolton.
Me çfare jeni duke u marre keto kohe? A do te kemi se shpejti nje film te ri prej jush?
Ne dore kam nje film te ri ku ngjarjet zhvillohen ne antikitet. Behet fjale per nje poçar, i cili ka skalitur ne punet e tij te gjithe historine e lashte greke. Ai bisedon me Platonin, Sokratin, Euripidin, Sofokliun pa lene menjane edhe popullin. U thote atyre se ai nuk eshte nje poçar i thjeshte, por se eshte edhe aktor. Ndodh qe nje dite nga shkallet e teatrit i vjen Aristofani dhe i jep nje papirus ku ishte shkruar nje pamflet qe i drejtohet spektatorit. Poçari sapo merr ne dore kete shkrim, rreqethet dhe zbret ne teater ku i drejtohet spektatoreve, duke u thene: Ju o njerez jeni te mrekullueshem, por midis jush ka dhe maskarenj, ju jeni te sinqerte por ka dhe hipokrite midis jush, jeni njerez te thjeshte, por ka midis jush qe luftojne per pushtet e qe ta perfitosh ate pushtet duhet te jesh kriminel, ta mbash ate duhet te jesh akoma me shume kriminel. Dhe per te gjitha keto, njeri duhet ta heqe masken per t’i dhene me shume shoqerise, ne jeten e perditshme.
Nje jete ne skene... si i vleresoni aktoret e brezit tuaj dhe ne krahasim me ta, si ju duken te sotmit?
Ne brezin tone nuk ka qene primare ana materiale, pasioni ka qene per ne mbi te gjitha. Nderkohe qe sot ana materiale ze vendin e pare e kjo sigurisht qe ndikon ne zbehjen e filmave. Qe te jesh aktor i mire, te punosh ne film a ne teater, duhet te lesh nje dokument qe te jete i pavdekshem, qe te lere shenje te publiku, ashtu siç ka ndodhur ne rastin e te medhenjve te aktrimit shqiptar si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frasheri, Violeta Manushi, Prokop Mima, Sander Prosi, Ndrek Luca, e shume e shume te tjere, te cilet pas vdekjes kane lene pas figura e personazhe te pavdekshme. Per mua ata do te jene te gjalle gjithnje, prej tyre, çdokush me i ri meson. Prej tyre duhet marre gjithçka qe kishin, shpirtin e madh njerezor, aftesine e jashtezakonshme te transformimit: nga nje njeri i thjeshte ne te perditshmen e tyre, ne personazhe te jashtezakonshme ne skene. Aktori ka mundesi qe nuk i ka askush tjeter te transformohet ne shume personazhe. Te jete president, koprac, hajdut, kriminel e sa me mire qe t’i interpretoj keto figura, aq me mbreselenese do te mbeten ato jo vetem per te tashmen, por dhe ne te ardhmen. Prandaj kur shikoj me nostalgji filat tane, pavaresisht anes ideologjike, spektatori i pjekur, duke bere diferencimet politike, di te vleresoje mbi te gjitha lojen e mrekullueshme te aktoreve dhe kjo çon ne respektin reciprok midis spektatorit dhe aktorit.