Per vite me radhe pati nje sofistikim me te madh kjo pune, deri sa u be "diplomaci e vertete e karficave te zbukurimit". "Read my pins», (Lexoni karficat e mia te zbukurimit) ishte batuta e hedhur nga Albright per gazetaret, te cilet e prisnin jashte salles se Keshillit te Sigurimit. Kur ne 1997, Bill Clinton e emeroi sekretare te Shtetit, karficat e zbukurimit, aksesore te veshjeve te saj, u bene mesazhe, sinjale ne kod per gjendjen e administrates, apo per komente gjysme zyrtare ne lidhje me pozitat e negocimeve.
Karficat diplomatike te ish-zonjes se Shtetit tani jane ekspozuar ne "New York Museum of Arts and Design", ndersa vete Albright tregon epopene ne nje liber me titull "Read my pins: Stories from a Diplomat's Jewel Box", i sapo publikuar nga HarperCollins.
Per te sinjalizuar Vladimir Putin, me ate qe mendonte ne lidhje me krimet e kryera nga ruset ne Ceceni, Albright vendosi tre majmune qe nuk flisnin, nuk shihnin nuk degjonin. E frustruar nga Yasser Arafat, per pengesat e vena ne bisedimet per Lindjen e Mesme, Albright zgjodhi te mbante nje karfice ne forme blete ne ar, argjent, rubin e granat. "Doja te isha qendrestare dhe e ashper", shpjegoi me pas Albright. Ndersa kur bisedimet sterzgjateshin ajo kishte gati nje arsenal me bretkosa, karkaleca dhe gaforre.
Po jo gjithnje sinjalet ishin negative. Te Nelson Mandela,shkoi me nje karfice zbukurimi ne forme zemre. "I pelqyen shume, ishin simbol i Afrikes", tregon zonja amerikane. Progresi i negociatave festohej me aksesore ne forme fluturash ose lule me ngyra. Per te perkujtuar 212 viktimat e atentateve ne Tanzani e Kenia, ne 1998, Madeleine vendosi nje engjell te arte.
Reuters