Disku ishte njoftuar se do të dilte në shtator, më pas u shty për në tetor dhe më pas deri në një datë të mëvonshme. Kjo thonë mediat italiane, ndoshta për shkak të krizës politike dhe ekonomike në të cilën po kalonte vendi. Por për këngëtarin napoletan, Mariano Apicella kjo nuk është e vërtetë. Dalje e disku në treg është bërë vetëm për shkaqe teknike, thotë ai.
“Këto janë dëngla, unë nuk kam asnjë lidhje me politikën, unë jam me fat që jam mik i Berluskonit dhe që kam bashkëpunuar me të. Diskun e bëj unë dhe e vendos unë se kur del” ka shpjeguar ai në telefon për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.