Albumi sekret i Gaddaf-it

Albumi sekret i Gaddaf-it
Pasi kryengritësit hynë në kompleksin “Bab al Azizija”, në Tripoli, ata gjetën një album me fotografitë e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, të cilën Muammar Gaddafi e kishte shumë për zemër. Ai shpesh e thërriste “e dashura ime Liza”.

Ajo ishte pjesë e administratës së Bushit, kur Shtetet e Bashkuara rivendosën marrëdhëniet me Libinë në vitin 2005, pasi Gaddafi u zotua se do të braktiste kërkimet për armë të shkatërrimit në masë, do të hiqte dorë nga terrorizmi dhe do të kompensonte viktimat e bombardimeve të vitit 1986 në Berlin dhe vitit 1988, në Lokërbi të Skocisë.

“Unë e përkrah gruan e dashur afrikane. E adhuroj dhe jam shumë krenar për mënyrën se si përqafon dhe u jep urdhëra udhëheqësve arabë. E dua shumë. E adhuroj dhe jam krenar për të sepse ajo është një grua me ngjyrë, që ka origjinë afrikane”, shprehej Gaddafi.

Një vit më pas, pra në 2008 Gaddafi u takua me Rice, kur ajo kreu vizitën e parë të një sekretareje shteti në Libi, pas 50 vjetësh. Koloneli i shtrëngoi duart të gjithë shoqëruesve të saj meshkuj dhe kur iu afrua - ashtu siç e do tradita myslimane, nuk i dha dorën, por e vendosi atë mbi zemër”.

E pyetur nga CNN, pas publikimit të albumit me foto, Rice nuk bëri asnjë koment duke thënë se gjithçka do të mësohet pas publikimit të librit të saj më 1 nëntor të këtij viti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama