Ndërkaq, në kuadër të turit “Ti Shqipëri më jep nder”, AK-ja më 10 tetor do të jetë në SHBA, në New York në një takim me shqiptarët atje.
Ndër të ftuarit bie në sy, Princ Leka dhe Joe DioGuardi.
Dioguardi së fundi ka ngritur problemin e minoriteteve, duke theksuar se të drejtat e shqiptarëve në Greqi nuk respektohen, ndryshe nga ato të minoritetit grek në Shqipëri që gëzon të gjithë të drejtat. Takimi do të mbahet të henen ora: 10:00 5th Avenue, 47 street, Manhatan. I pranishëm do të jetë edhe kreu i KLD-së, Kreshnik Spahiu.