Aleanca e Grave Deputete tur takimesh ne rajon per te lobuar per te drejtat e grave

doda1TIRANE, 15 Nentor/ATSH/- Albanian Policy Center në bashkëpunim me Aleancën e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë nisi një tur takimesh në rajon, për të lobuar për të drejtat e grave, të cilat jetojnë në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.

Delegacioni i AGD, i kryesuar nga kryetarja Mesila Doda, nën kryetarja Mimoza Hafizi si dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale Albana Vokshi takimin e parë e zhvilloi në Tetovë me Kryetaren e Komunës, Teuta Arifi.
këtë takim, delegacioni shqiptar u njoh me statusin e grave dhe vajzave shqiptare ne Maqedoni.

Arifi vlerësoi nismën e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë për të bashkëvepruar për rritjen e përfaqësimin të grave në jetën politike dhe publike.doda

"Jemi në një kohë që logjika e kufijve nuk duhet të shërbejë për ndarjen e shqiptarëve. Prania e deputeteve nga Shqipëria është një shtysë për të forcuar statusin e gruas në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare", deklaroi Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një prononcim të përbashkët për shtyp me Kryetaren e AGD-së, Mesila Doda.

Nga ana e saj, Doda rikonfirmoi angazhimin e Aleancës së Grave Deputete të Shqipërisë për të rritur lobimin për të drejtat e grave dhe vajzave shqiptare, të cilat janë të nënpërfaqësuara në parlamentet dhe qeveritë e hapësirës mbarëshqiptare.

doda2" Me kushtetutë, Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrë të interesohet për mirëqenien e shqiptareve kudo ku jetojnë. Gruaja dhe kombi janë si dy fletët e Shqiponjës që ne kemi në flamur dhe që duhet të rriten së bashku. "Seancën e ardhshme plenare të 8 marsit me deputetet shqiptare mund ta zhvillojmë në Tetovë", deklaroi gjatë fjalës së saj, kryetarja e AGD, Mesila Doda. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama