Autori i Monografisë, Muresanu, është autor i një vargu punimesh historiografike me ndikim, si brenda ashtu dhe jashtë Rumanisë. Por ai është një referencë madhore me monografinë, Janko Hunyadi, “Mbrojtës i Krishtërimit”, njëra ndër veprat që i ka dhënë prestigj të kryesonte për vite me radhë Komisionin e përbashkët rumuno-hungarez të Akademisë Rumune të Shkencave dhe Akademisë së Hungarisë.
Në këtë libër ai shkruan se, “edhe e humbur, lufta e tij, si dhe qëndresa e udhëhequr nga Skënderbeu, kontribuuan në ngadalësimin e përparimit osman drejt Perëndimit dhe veriut të Gadishullit Ballkanik. Si rrjedhojë shqiptarët, rumunët dhe popujt e tjerë të Evropës Qendrore dhe Juglindore e shkruan emrin e tyre në Mesjetë, në radhën e atyre që mbrojtën dhe shpëtuan vlerat evropiane”. Ndërsa botuesi, Fahri Balliu tha se,”botime të tilla janë të rëndësishme të ndihmojnë politikanët e sotëm të kuptojnë se historia nuk lind ditën, që ata vijnë në pushtet”.
Klo.H : Gazeta Panorama