Trajneri i Juventusit, Masimiljano Alegri ka pranuar rinovimin e kontratës me bardhezinjtë deri në gusht të vitit 2018. Mediat italiane shkruajnë se çdo gjë është gati dhe firmosja pritet të bëhet të premten.
Rinovimi i kontratës përflitej prej ditësh nga mediat italiane, por vendimi përfundimtar u publikua këtë të enjte.
Me kontratën e re Alegri bëhet trajneri më i paguar në Serinë A, me 5 milionë euro në vit.