Aleksis Cipras Zgjidhja ime per kufijte me Shqiperine

Aleksis Cipras: Zgjidhja ime per kufijte me Shqiperine
Greku Aleksis Cipras është njeriu, mbi të cilin janë drejtuar sytë e mbarë Europës. Lideri i Syriza-s mund të fitojë zgjedhjet e kësaj fundjave në Greqi e ndoshta do bëhet kryeministër i ardhshëm. Në një intervistë ekskluzive për Shqip, ai komenton edhe marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjen e shumëpërfolur të ndarjes së detit. Gjeni më poshtë pjesë nga intervista.

Marrëdhëniet greko- shqiptare kohët e fundit kanë rënë në ‘batak’. Ç’parashikoni të bëni për rigjenerimin e tyre zoti Cipras?

Nuk duam marrëdhënie të ‘ngrira’ me asnjë nga fqinjët tanë. Duam marrëdhënie dypalëshe të mbështetura në bazën e besimit reciprok dhe marrëdhënieve të gjërave të mundshme. Përvoja e viteve të kaluara tregoi se kur nacionalizimi i të dyjave palëve u mund, shërbeu si faktor bazë për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe, sikurse është fjala bie emigracioni. Nga forcimi i marrëdhënieve, vetëm të fituara do të dalin dy vendet tona. Jo vetëm në rang të bashkëjetesës harmonike, por edhe të një sërë fushash me interes të përbashkët zhvillimi.

Duhet të dini z.Cipras, që mes dy vendeve ende qëndron pezull nënshkrimi i marrëveshjes për ujërat territorialë. Planifikoni, nëse merrni qeverisjen, të nisni negociata të reja me palën shqiptare?

Primare në programin tonë është të nisim menjëherë negociatat e nevojshme me të gjithë vendet e interesuara fqinje, me qëllim që pas nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe, të nisë përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike të çdo vendi. Këto procedura do të shkojnë në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare si dhe Konventës për të Drejtat Detare.

Zoti Cipras, edhe pse thoni se është shumë shpejt diçka e tillë, nuk i shpëtoj dot tundimit: nëse pas datës 17 qershor merrni postin e kryeministrit, është në planin tuaj një vizitë në Shqipëri?

Është me të vërtetë shpejt, mirë e parashikuat përgjigjen. Të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në zgjedhjet e 17 qershorit si dhe te hapat paszgjedhorë që duhet të bëhen, në rast se rezultati është ai që presim. Domethënë një humbje e forcave spekulative dhe shkatërrimit social dhe një fitore e madhe e së majtës dhe e popullit grek. Të tjerat vijnë më pas.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama