Mësohet se zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi pasditene sotme do të qëndrojë në Manastir në ceremoninë e rastit.
Sakaq në kuadër të këtyre manifestimeve Instituti për Trashëgimi Kulturore Shqiptare ka organizuar edhe aktivitetin “Një Libër për Manastirin”. Ndërkohë në të gjitha komunat e populluara me shqiptarë janë paraparë të mbahen aktivite dhe shfaqje të ndryshme kulturore.
Në këtë ditë liderët politik dhe institucional shqiptarë kanë uruar dhe mesazhe urimi janë përcjellur sot edhe nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski. Ndërkohë Ina shkruan se ‘shtëpia ku është mbajtur 104 vjet më parë Kongresi i unifikimit të alfabetit shqiptar me vendin qeverie në Maqedoni është shndërruar në muze kombëtar. Por, kjo godinë vazhdon të jetë në kushte të rënda të funksionimit, mungesën e kapaciteteve shkencore si dhe probleme pronësie’.