Aliji nje tjeter mungese per ndeshjen me Rumanine

Aliji, një tjetër mungesë për ndeshjen me Rumaninë

Burim Kukeli nuk do të jetë mungesa e vetme e kombëtares për ndeshjen kundër Rumanisë. Një tjetër mungesë e sigurt do të jetë ajo e Naser Alijit, i cili është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe nuk do të jetë i pranishëm për kuqezinjtë.

13466064_10154107735322110_1332305938148896382_n

Trajneri De Biazi po e mendonte seriozisht aktivizimin e futbollistit në fjalë, duke parë edhe mbingarkesën e Agollit i cili ka zhvilluar dy ndeshje në maksimum ndaj Zvicrës dhe Francës.

Por dëmtimi i lojtarit, ndonëse stafi mjekësor e ka cilësuar të kalueshëm, bën që në këtë ndeshje të jetë përsëri i padiskutueshëm aktivizimi i Agollit që nga minuta e parë. De Biazi ka bërë të qartë se do të aktivizojë vetëm futbollistë të cilët janë në maksimumin e kondicionit fizik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama