Alketa Vejsiu 80 mije euro per patenten e X Factori mbetet ne dore
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Alketa Vejsiu, 80 mije euro per patenten e X Factor,i mbetet ne dore
TIRANE- Alketa Vejsiu eshte pronarja e patentes origjinale te “X Factor” per Shqiperine. eshte pikerisht ky lajmi i fundit qe na vjen nga prezantuesja e njohur e spektakleve, e cila prej nje viti i mungon ekraneve shqiptare si pasoje e shtatzenise se dyte. Burime nga televizione te ndryshme ne vend pohojne se Vejsiu ka qene e vetmja qe ka ofruar 80 mije euro per te blere patenten e show-t te njohur te talenteve “X Factor”, nderkohe qe si rivale ne kete tender ka pasur disa nga kanalet me te medha ne vend si: Top Channel, Vizion Plus, Albanian Screen, etj.
Vejsiu ia ka dale te fitoje patenten jo vetem per shkak te shumes se larte qe ofroi, por edhe sepse i siguroi drejtuesit e kompanise “FremantleMedia” qe spektakli do te realizohet ne nje ekran shume te njohur ne vend...Megjithate nje thashethemnaje e madhe eshte ngritur per kete çeshtje ne qarqet mediatike, ku thuhet se Alketa nuk e ka me ne krah televizionin per te realizuar spektaklin dhe aktualisht eshte ne kerkim te nje tjetri. Se sa i vertete eshte ky lajm pritet te konfirmohet nga vete prezantuesja kur te kthehet nga pushimet. Vejsiu gjate ketij viti ka provuar ndjesine e te qenit nene per here te dyte, duke sjelle ne jete nje djale, te cilin e pagezoi me emrin Lionel, pas vajes 5-vjeçare, Nikol.