Alkooli dhe duhani dy vrasesit e ngadalshem

Alkooli dhe duhani dy vrasesit e ngadalshem
Duhani është bërë pjesëtar pothuajse i përhershëm dhe i pranishëm, një shok i keq, i bezdisshëm por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerëz, të punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm, dhe në më të shumtën e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar është sipas fuqisë së xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ç`është më e keqe deri dje këto dy vese ishin përgjithësisht pronë e meshkujve por që pas viteve ‘90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikshme, sa sot në Shqipëri ashtu si edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive.

Duhani

Duhani gjatë djegies çliron 4.000 lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjëset kryesore për varësinë nga duhani dhe dëmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, influencohen apo rëndohen prej tij ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të mushkërisë sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëria me anë të sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetëpastrohet gjatë të gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëria nuk është në gjendje ta nxjerri gëlbazën. Janë këto persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare. Por dëmet më të mëdha duhani i shkakton në sistemin kardiovaskular të gjakut.

Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për Karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik rritet ndjeshëm në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2.7 herë rreziku për Kancer stomaku.

Alkooli

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të Sistemit Nervor Qendror . Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasi e rrezikshme alkooli është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli që përmbajnë pijet dehëse), ndërsa përdorimi i 100-150 gr alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.


Disa nga arsyet që të shtyjnë drejt duhanit dhe alkoolit:

- për shkak të nervozitetit
- për shkak të relaksimit
- për shkak të vetmisë
- për shkak të dietës
- për fitimin e vetëbesimit
- për rritjen e kënaqësisë
- për zbutjen e moskënaqësisë
- nga shprehia
- si një mjet për pagjumësi etj.

Femrat dhe alkooli

Është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të fiziologjisë së tyre femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëz që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por fort mirë ato bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime të sigurta të pankreasit.

Strategjitë kundër alkoolit dhe duhanit

Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish për të luftuar përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për reklama kundër tyre, nxjerrin ligje për mospërdorimin e duhanit në vende publike, apo për mospërdorimin e alkoolit përpara moshës 21-vjeç, krijon të ashtuquajturat Ditë Botërore kundra duhanit siç ishte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundër alkoolit etj. Por, ç’ndodh në të vërtetë? Sa më shumë shpenzohen para nëpër reklama kundra duhanit, aq më shumë rritet përdorimi i tij. Jo të pakta janë rastet kur 21-vjeçarët përfundojnë pas hekurave për përdorimin e alkoolit dhe anëtarët e të ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, të cilët s’janë gjë tjetër veçse alkoolistë kronikë, që i kthehen herë pas here zakonit të vjetër sepse nuk arrijnë të heqin dorë prej tij.

Alkooli dhe gjendja e dehjes

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën Sistemi Nervor Qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Eshtë vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, të parikthyeshme të trurit. Kështu që përdorues kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankreatit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë.

Duhani dhe problemet që i shkakton zemrës

Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arteriosklerotike të enëve të gjakut, që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infarktin e zemrës, dëmtim të Sistemit Nervor Qendror si edhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet iskemike janë të pranishme 3.4 për mijë tek ato që nuk pinë duhan dhe 7.4 për mijë tek ato që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur, kështu tek ata që pinë një paketë cigare në ditë rreziku për vdekje të papritur pesëfishohet. Monoksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpejtojnë formimin e trombociteve që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama