Një baba në Britani p.sh, ka marrë në telefon policinë, për të kërkuar ndërhyrjen e tyre që të vërë në gjumë djalin 14-vjeçar. Ai ishte duke luajtur në kompjuter dhe nuk pranonte që të flinte, çka ka bërë që i ati të merrte në telefon ndërhyrjen e shpejtë, si zgjidhjen e vetme për të vënë në gjumë të birin.
Një qytetare në Uells e ka marrë në telefon policinë për t’i kërkuar ndihmë, duke qenë se restoranti i kishte sjellë një porosi të gabuar. Dikush tjetër ka telefonuar policinë për të mësuar si niset një faks, madje ka pasur telefonata edhe për të mësuar rezultatin e ndeshjeve të caktuara.
“Më duhet urgjentisht një stomatolog. Fytyra më është enjtur prej dy ditësh. Shkova te stomatologu në cep të rrugës, por ishte mbyllur”, ka qenë një tjetër telefonatë e çuditshme.
Numri i urgjencës normalisht është për raste urgjente, siç janë vjedhjet, dhuna apo vrasjet. Por, qytetarët e përdorin edhe për gjërat e mësipërme.