Alpet kane mungese bore

Alpet kane mungese bore
Zhgënjimi ka pushtuar vendet ku bëhet ski në Europë pasi sezoni i dimrit ende nuk ka filluar për shkak të mungesës së borës. Alpet zvicerane janë të thata, ndërsa nëntori i këtij viti ka qenë muaji më i thatë prej se kanë filluar matjet, ndërsa vjeshta ka qenë më e ngrohta në 150 vitet e fundit. Mungesa e borës ndikon keq edhe në turizmin e vendeve të alpeve, ndërsa disa vendskijime, si në Davos dhe St. Moriz kanë hapur shtigjet e skijimit me anë të borës artificiale. Të tjerët kanë shtyrë sezonin e skijimit ndërsa hotelet dhe instruktorët e skijimit thonë se kanë humbur shuma të mëdha parash. Një menaxher hoteli në Katschberg të Austrisë vendosi të provojë të gjitha mënyrat për të parë fjollat e borës që bien në tokë. Për këtë arsye ai angazhoi 15 oxhakpastrues për të cilët besojnë se sjellin fat që të luten së bashku për të rënë borë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama