Megjithatë, ende një studente me kohë të plotë, Pritchard u përgjigj: “Disa njerëz mund të mendojnë se unë po marr përsipër më shumë rreziqe nga sa është e nevojshme, por jam shumë e vetëdijshme për sigurinë dhe nuk do të bëja asgjë për të vendosur në rrezik jetën e Fionës (së bijës)”. Pasi u nda nga babai i vajzës kur ishte tre muajshe shtatzanë, e reja u zhvendos në Uells, në shtëpinë e prindërve dhe përveç studimeve, një kohë të madhe i kushton edhe nevojës së saj për adrenalinë.
”Kam nisur të praktikoj alpinizmin dhe kanoen vetëm një vit më parë, por ndiej sikur e kam bërë këtë gjatë të gjithë jetës. Fiona gjithashtu ndihet shumë mirë kur e marr me vete në këto aktivitete dhe nuk shoh asnjë arsye për të rreshtur së bëri diçka të tillë”, shtoi e reja.