Por sfida nuk do të jetë vetëm cmimi. Kindle Fire ka një ekran 7 polsh, dhe jo 9.5 sa ai I-Pad. Synimi i Amazon ishte krijimi i një objekti të manovrueshëm, që nuk krijon vështirësi në mbajtje. Fire ka një opsion për të memorizuar të dhenat, mund të lidhet me Wi-Fi, nuk ka foto apo videokamera. Ai mund të ruajë 11 mijë filma apo programe televizive dhe rreth 17 mijë këngë.
Pra është një bllok elektronik që përdor sistemin operativ Android të Google për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë nje aparat të thjeshtë, me pak funksione. Qëllimi i Amazon është raporti cilësi-cmim. Sipas analistëve mund të shndërrohet në një element i rëndësishëm në tregun e blloqeve elektrike. Konkurentët e tjerë, mes të cilëve, Samsung, Motorola dhe Blackberry nuk kanë mundur të mposhtin Apple, sa i takon shitjeve.