Ambasada Pink Ne Shqiperi ka 400 mije homoseksuale
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Për herë të parë institucionet shtetërore dalin në konferencë në krah të minoriteteve seksuale. Ministri i punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka marrë pjesë në konferencën e zhvilluar dje së bashku me ambasadën Pink me temën “Të mbrojmë më mirë të drejtat kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor”. E ndërsa minoritete seksuale kanë raportuar diskriminimin dhe shkeljet e të drejtave të tyre nuk kanë ngurruar të japin edhe shifra shumë të larta për numrin e homoseksualëve në vendin tonë. Menaxherja e programit “PINK”, Estela Ziu, deklaroi në prani të ministrit Ksera se janë plot 400 mijë shqiptarë homoseksualë dhe lezbike.
E pyetur nga gazeta se nga i kanë nxjerrë këto të dhëna, Ziu dha argumentin se në Amerikë janë 10% e popullsisë LGBT dhe, sipas saj, kjo shifër i korrespondon edhe vendit tonë. Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Punës jo vetëm që nuk dhanë argumente mbi këtë shifër, por e pranuan në heshtje pa bërë asnjë koment. Në konferencë ishte i pranishëm edhe ambasadori holandez, Van Den Dool.