Ambasada e SHBA-se Mundesohet trajnimi i 15 oficereve te Policise Kufitare dhe Rojes Bregdetare

shba-TIRANË, 9 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka mundësuar për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS), kursin e avancuar për Manovrimin e Mjeteve të Lundrimit, ku janë trajnuar 15 oficer të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në Facebook pasditen e së hënës bën të ditur se "Programi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) së fundmi mundësoi kursin e Avancuar për Manovrimin e Mjeteve të Lundrimit, i cili u ofrua nga instruktorë të Rojes Bregdetare Amerikane në ambientet e Delta Force në Vlorë. 15 oficerë të Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare Shqiptare u trajnuan në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e programeve të mirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit. Ata gjithashtu mësuan se si të pregatisin një mjet lundrues për tërheqje, të inspektojnë pajisjet e tërheqjes, dhe të identifikojnë dhe demonstrojnë modele kërkimi të përdorura në kushte të ndryshme gjeorgrafike dhe atmosferike".

./f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama