TIRANË, 19 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton ditën e lumturimit të Nënë Terezës, duke sjellë në vëmendje një postulat të saj, ku shprehet: "Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por, ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe."
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet statusit të saj në faqen zyrtare Facebook, bashkë me thënien e famshme të Nënë Treezës, sjell edhe një imazh me mbishkrimin e saj.
Nënë Tereza u shpall e lumturuar nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor 2003, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për "më të varfërit e të varfërve", të cilëve ajo u kushtoi krejt jetën.
Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare, shprehu dëshirën për ta shenjtëruar besimtaren, por arriti deri në etapën e parafundit, lumturimin. Pikërisht kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga shteti shqiptar. /a.ke/